Itali/ 18 vite burg për algjerianin që vrau Klajdi Bitrin!

E enjte, 3 Korrik, 2025

Është dënuar me 18 vite burg algjeriani 28 vjeçar i cili vrau Kjaldi Bitrin, me një shtizë peshkimi në Sirolo të Ankonas më 27 gusht 2023.

Shqiptari 23 vjeçar humbi jetën tragjikisht teksa ndërhyri për të ndihmuar shokun e tij italian që po sulmohej nga algjeriani, në rrugën Cilea në Sirolo. Ky i fundit e qëlloi Bitrin në gjoks me shtizë peshkimi.

23 vjeçari ndërroi jetë pak minuta më vonë ndërsa autori u rikthye në makinë dhe ishte larguar. Ai u arrestua para darke, në Falconara, nga karabinierët, duke u kthyer nga peshkimi.

Prokurori Marco Pucilli kërkoi dënimin prej 24 vjetësh. Gjykata përjashtoi ‘rrethanat rënduese’ e motive të kota”, shkruan agjencia italiane e lajmeve ANSA

Gjykata, e kryesuar nga gjyqtari Roberto Evangelisti, e dënoi të akuzuarin, i mbrojtur nga avokati Davide Mengarelli, gjithashtu të paguajë një kompensim prej 40 mijë euro për prindërit e të riut, palë civile me avokaten Marina Magistrelli.

Vendimi u dha pak para orës 15:00, të 21 janarit, pas gati tre orësh në dhomën e këshillimit. Në sallën e gjyqit ishte sjellë edhe shtiza e peshkimit me të cilën ishte kryer krimi.

Klajdi ishte një djalë që ishte integruar në mënyrë perfekte në Itali, punonte për të mbështetur vëllain e tij më të vogël dhe dy prindërit që jetojnë në Lushnje.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.