Trump dhe Kosova, analistët: Do të kërkohet zbatimi i marrëveshjes së 4 shatorit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga marrëveshja ekonomike mes Kosovës e Serbisë, njohja nga Izraeli, e mospajtimet politike dhe akuzat, janë ngjarjet që shënuan raportet e Kosovës me administratën e kaluar amerikane të Donald Trump.

Tani, pas rikthimit të republikanit në Shtëpinë e Bardhë, njohësit politikë në Kosovë presin qëndrime të njëjta të kësaj administrate lidhur me Kosovën. Analistja Magbule Shkodra mendon se administrata e re amerikane nuk do të ketë mes prioriteteve çështjen e Ballkanit dhe Kosovës, por ajo do të bëjë hap konkret me emërimin e një emisari special për dialogun.

Ndërkohë, kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexha, e cilëson këtë si një ditë të veçantë për politikëbërjen në Kosovë dhe Shqipëri pasi, siç thotë, bëhet fjalë për Presidentin me fuqinë më të madhe diplomatike në botë.

Njohësit e politikës janë njëzëri sa i përket marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, të firmosur në Shtëpinë e Bardhë nën ndërmjetësimin e Trump. Ata besojnë se republikani do t’i rikthehet marrëveshjes dhe do të kërkojë zbatimin e saj.

Marrëveshja e Uashingtonit përfshinte projekte konkrete infrastrukturore si autostrada e Paqes Prishtinë-Merdare dhe një linjë hekurudhore në të njëjtën rrugë, për të lehtësuar lëvizjen dhe tregtinë mes Kosovës dhe Serbisë. Megjithëse projekti i autostradës vazhdoi në të dy anët, ai mbetet ende i papërfunduar tërësisht

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.