“Komuniteti Shqiptar i Kretës”, një nismë për unifikimin e shqiptarëve në ishull

E mërkurë, 19 Shkurt, 2025

Gjatë fundjavës së kaluar, një përfaqësi e kryesisë së Komunitetit Shqiptar në Greqi vizitoi ishullin e Kretës, ku u zhvillua një aktivitet domethënës për diasporën shqiptare.

Takimi u mbajt të shtunën në Qendrën e Punëtorëve në Rethimno dhe mblodhi përfaqësues nga disa organizata dhe shoqata shqiptare të Kretës, si Komuniteti Shqiptar Paliohora, Shoqata Shqiptare Kisamo, Komuniteti Shqiptar Hania, Lidhja e Gruas Shqiptare Rethimno, Komuniteti Shqiptar Rethimno dhe Shoqata Shqiptare “Skënderbeu”.

Pjesëmarrësit diskutuan dhe miratuan një nismë të rëndësishme: themelimin e “Komunitetit Shqiptar të Kretës”, një organizëm i shkallës së dytë që synon të unifikojë të gjitha shoqatat dhe organizatat shqiptare të ishullit. Kjo iniciativë synon të forcojë bashkëpunimin dhe përfaqësimin e komunitetit shqiptar në Kreta, duke mbajtur gjallë vlerat kombëtare dhe kulturën në mërgim.

Në aktivitet morën pjesë edhe figura të rëndësishme të diasporës, duke përfshirë kryesinë e Komunitetit Shqiptar në Greqi, anëtarin e Këshillit Koordinues të Diasporës për Greqinë, z. Ermal Sulaj, si dhe kryetarët e shoqatave anëtare të Kretës. Kryetarja e Lidhjes së Gruas Shqiptare në Greqi, znj. Klarita Selmani, dhe aktivistë të tjerë ishin gjithashtu të pranishëm.

Gjatë takimit, disa veprimtarë u nderuan me çmime mirënjohjeje për kontributin e tyre të shquar në ruajtjen e vlerave kombëtare dhe atdhetare. Ndër të nderuarit ishin Luan Paçani, Klarita Selmani, Dylber Koçi, Edlira Xhani Velaj dhe Shkëlzen Muça, të cilët u vlerësuan për përkushtimin e tyre në mbajtjen gjallë të identitetit shqiptar në mërgim.

Në ditët në vijim, do të vijojë puna për formalizimin e “Komunitetit Shqiptar të Kretës”, një hap i rëndësishëm drejt organizimit dhe unifikimit të diasporës shqiptare në ishull.