Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali. I riu Idriz Kreshpaj bashkë me një 24-vjeçar maroken u shuan në aksidentin e rëndë në Vignola të Italisë.
Dy të rinjtë ishin miq të ngushtë dhe jetonin pranë njëri-tjetrit në Marano. Aksidenti ndodhi rreth orës 21:00, kur makina e tyre, një Citroen C3, u përmbys dhe u përplas me gardhin e një shtëpie.
Një person i tretë, shok i tyre mbeti i plagosur rëndë dhe është shtruar në terapi intensive në spitalin Maggiore në Bolonja, ndërsa dy të rinj të tjerë kanë pësuar fraktura, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Bashkia e Marano sul Panaro ka shprehur ngushëllimet e saj dhe ka qëndruar pranë familjeve dhe të afërmve të viktimave në këtë moment të dhimbshëm.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.