Në datën 26 janar 2025, në ora 14:00, Lidhja e Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës do të organizojë një seminar informues për popullatën shqiptare në Gjenevë, i cili do të mbahet në Hópitaux Universitaires Genève, Auditoiro Marcel Janny, Rue Gabrielle-Perret Gentil 4, 1211 Gjenevë. Ky eveniment ka për qëllim të nxisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e parandalimit të sëmundjeve dhe mbrojtjen e shëndetit tonë.
Seminari do të zhvillohet në gjuhën shqipe dhe do të përfshijë diskutime të thelluara nga profesionistë të njohur në fushën mjekësore. Temat do të mbulojnë aspekte kyçe të shëndetit, duke u fokusuar në zbulimin e hershëm të sëmundjeve dhe rëndësinë e kontrollave të rregullta për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme.
Referuesit dhe temat e seminarit:
- Prof. Dr. Alban Y. Neziri do të flasë mbi faktorët e rrezikut dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm në trajtimin e kancerit të gjirit.
- Dr. med. Granit Molliqaj do të trajtojë parandalimin dhe trajtimin e frakturave osteoporotike të boshtit kurrizor.
- Dr. med. Dursim Ramadani do të flasë për kancerin e prostatës.
- Dr. med. Mentor Bilali do të diskutojë kolonoskopia preventive dhe parandalimin e kancerit të orrës së trashë.
- Dr. Med. Adelina Ameti do të ndajë informacion për parandalimin e diabetit dhe sëmundjeve metabolike.
- MSC. Med dent Gazmend Haliti do të flasë për paradontitin dhe rëndësinë e kujdesit për dhëmbët.
Ky seminar është një mundësi e shkëlqyer për të mësuar mbi masat parandaluese dhe mënyrat më të mira për të ruajtur shëndetin dhe për të identifikuar shenjat paralajmëruese të sëmundjeve.
Për më shumë informacion dhe pjesëmarrje, ju ftojmë të merrni pjesë në këtë ngjarje dhe të shpërndani lajmin me miqtë dhe familjarët tuaj. Parandaloni sot për të jetuar më mirë nesër!
Moderatorët: Mirishahe Limani Hiler dhe Med. Dent Alban Zeqiri.
