Risitë e e-Albania! Njihuni me Diellën, ndihmësen virtuale zadrimore

E diel, 23 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar risinë më të fundit të platformës e-Albania: ndihmësen virtuale Diella, e cila vjen si një figurë femërore zadrimore, për t’i asistuar qytetarët gjatë ndërveprimit të tyre me shërbimet online.

Në një video të publikuar në Facebook, Kryeministri ka ndarë detaje mbi përmirësimet teknologjike të platformës, duke theksuar se Diella është produkt i avancuar i Inteligjencës Artificiale, zhvilluar në inkubatorin e AKSHI-t (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit).

MIRËMËNGJES dhe me Diellën, ndihmësen tuaj zadrimore që sapo ka dalë nga inkubatori i Inteligjencës Artificiale të AKSHI-t dhe për disa muaj do të jetë gati jo vetëm t’ju asistojë gjatë ndërveprimit tuaj me platformën e-Albania, por edhe t’i kryejë shërbimet për ju me një lutje të vetme, ju uroj të diel sa më të qetë,” shkruan Kryeministri në postimin e tij.

Diella synon të bëjë më të lehtë dhe më efikas ndërveprimin e qytetarëve me shërbimet digjitale të qeverisë, duke hapur një epokë të re në transformimin teknologjik dhe ndërveprimin virtual në Shqipëri.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.