Minutë pas Minute/ Vota e Diasporës, mbi 35 mijë regjistrime në PER

E mërkurë, 19 Shkurt, 2025

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot deri në orën 13.00 janë regjistruar gjithsej 35,087 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare e 11 majit 2025.

Prej tyre, 23,083 (65.8%) janë meshkuj dhe 12,004 (34.2%) janë femra, kryesisht të moshave nga 26 në 45 vjeç. Nga këto kërkesa janë miratuar deri tani 14.280.

Shqiptarët e Italisë kryesojnë në regjistrime me 11.073, ndjekur nga Gregjia me 8.523, Gjermania me 5.186 he SHBA me 3.137 të regjistruar.

KQZ vijon të inkurajojë të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen për të ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare të ardhshme. Regjistrimi mund të bëhet përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER) në faqen zyrtare të KQZ-së.