Më 15 janar, në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit në Kosovë, rrugët e New York-ut u shfaqën mesazhe sensibilizuese që nderonin kujtimin e mbi 13,950 jetëve të humbura, 20,000 të mbijetuarve të dhunës seksuale dhe 1,620 personave ende të zhdukur gjatë gjenocidit të kryer nga forcat serbe në luftën e fundit në Kosovë.
Kjo ditë simbolike, e cila shërben për të reflektuar mbi tragjedinë e rëndë që përjetoi populli kosovar, mbart një mesazh të fortë për botën: është detyrimi ynë moral të nderojmë viktimat, të mbështesim të mbijetuarit dhe të edukojmë brezat e ardhshëm për të parandaluar përsëritjen e tragjedive të tilla.
Iniciativa për të përcjellë këto mesazhe në një qytet si New York-u, simbol i diversitetit dhe solidaritetit global, synoi të rrisë ndërgjegjësimin ndërkombëtar për plagët e pashëruara të gjenocidit dhe të kujtojë botën për nevojën e drejtësisë dhe pajtimit.
Kujtesa për viktimat dhe mbijetuarit e kësaj tragjedie mbetet një thirrje universale për të garantuar që vuajtjet e tyre të mos harrohen kurrë dhe që historia të mos përsëritet./ DiasporaShqiptare/