Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Këshilli i Mësuesve Shqiptarë të Kroacisë, në bashkëpunim me Lidhjet e Mësuesve në Diasporë dhe shoqata të ndryshme shqiptare, shpall konkursin e vizatimeve dhe krijimeve letrare me temën “Të Dua Kosovë!”. Ky aktivitet i dedikohet nxënësve të mësimit shqip në diasporë dhe ka për qëllim të nxisë krijimtarinë artistike dhe letrare në mesin e të rinjve shqiptarë jashtë atdheut.