Teksa procesi i regjistrimit të shqiptarëve jashtë vendit vijon, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u kërkon atyre të kenë kujdes me adresën që shkruajnë.
” Sqarim publik për zgjedhësit nga jashtë. Për të gjithë zgjedhësit, pavarësisht shtetit ku kanë vendqëndrimin, tregoni shumë kujdes. Sigurohuni që dokumenti provues i adresës të përmbajë Emrin dhe Adresën tuaj. Në rastin e dokumentave ku emri dhe adresa juaj janë në faqe të ndryshme, sigurohuni ti keni në një foto të dyja faqet krahas njëra-tjetrës”, shkruan Celibashi.