Komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara do të mblidhet sot në një ceremoni solemne për të kujtuar viktimat e genocidit të kryer nga Serbia gjatë luftës në Kosovë. Ngjarja organizohet nga Mark Gjonaj, aktivist, ish këshilltar në Bashkinë e New York dhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës, dhe do të zhvillohet në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York.
Një ditë për reflektim dhe solidaritet,
“Përtej statistikave tronditëse, çdo numër përfaqëson një histori dhimbjeje, humbjeje dhe sakrifice,” tha Gjonaj në thirrjen e tij për pjesëmarrje.
Shifrat e gjenocidit flasin për një tragjedi të përmasave të mëdha:
- 13,950 shqiptarë të vrarë
- Mbi 20,000 gra dhe vajza të dhunuara
- 1,620 të zhdukur ende pa gjurmë
Në këtë Ditë Përkujtimore, organizatorët synojnë të ruajnë të gjallë kujtesën historike, duke nderuar viktimat dhe duke dëshmuar përkushtimin e diasporës shqiptare për drejtësi dhe të vërtetën historike.
Detajet e aktivitetit
📅Sot e enjte, 16 janar 2025
⏰ Ora 18:00
📍 Konsullata e Përgjithshme e Kosovës
801 2nd Ave, Suite 301, New York, NY 10017
🔗 Regjistrohu për pjesëmarrje:
https://forms.gle/kfxTp999t9UYyAJ68
Një thirrje për unitet
Kjo ceremoni përkujtimore është një mundësi për të gjithë shqiptarët që të bashkohen në një moment reflektimi dhe solidariteti, duke nderuar ata që humbën jetën dhe ata që mbijetuan, por që mbajnë ende plagët e gjenocidit.
Në një kohë kur përpjekjet për të mohuar apo minimizuar të vërtetat historike vazhdojnë, është më e rëndësishme se kurrë që komuniteti shqiptar të tregojë unitet dhe të ngrejë zërin për drejtësi dhe kujtesë kolektive.
Deklarata e plotë:
Thirrje drejtuar gjithë bashkëkombësve në SHBA, nga Mark Gjonaj, kryetar i “Këshillit Koordinues të Diasporës”
-Të nderuar miq! Lutemi të bashkoheni me komunitetin Shqiptaro-Amerikan këtë të enjte, më 16 janar, në një reflektim solemn dhe përkujtimore, ndërsa nderojmë jetët e pafajshme, të humbura gjatë genocidit të kryer nga Serbia në Kosovë. Në këtë Ditë të Përkujtimit, qëndrojmë të bashkuar me dhimbje, solidaritet dhe forcë.
Mbi 13,950 të vrarë, më shumë se 20,000 përdhunime dhe 1,620 mbeten të zhdukur akoma dhe sot – çdo numër një histori dhimbjeje të paimagjinueshme. Këto krime nuk do të harrohen kurrë!
Le të mblidhemi për të nderuar guximin dhe sakrificat e popullit Shqiptar dhe të riafirmojmë angazhimin tonë për të siguruar që ky genocid të mos fshihet kurrë nga historia.
📅 E enjte, 16 janar 2025 ⏰ 18:00 📍 Konsullata e Përgjithshme e Kosovës,
801 2nd Ave, Suite 301, New York, NY 10017
🔗RSVP link: https://forms.gle/kfxTp999t9UYyAJ68
Për shkak të vendeve të kufizuar, zbatohet parimi sipas radhës së rezervimit.
#KurrëMosHarro