Pak orë para manifestimit të komunitetit shqiptar në New York, për të kujtuar viktimat e genocidit të kryer nga Serbia gjatë luftës në Kosovë, kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës, Mark Gjonaj, ka bërë një thirrje të fuqishme për drejtësi dhe përgjegjësi ndaj krimeve të luftës të kryera nga Serbia në Kosovë.
“Gjenocidi, dhuna seksuale dhe krimet e luftës janë akte çnjerëzore që nuk mund dhe nuk duhet të tolerohen në asnjë formë apo rrethanë. Bota duhet të punojë së bashku për të mbrojtur jetën dhe të drejtat njerëzore,” shprehet Gjonaj.
Ai kërkon bashkimin e komunitetit ndërkombëtar për të parandaluar mizoritë, për të ndëshkuar përgjegjësit e krimeve dhe për të siguruar drejtësi dhe mbështetje për viktimat. Në thirrjen e tij, Gjonaj thekson:
- 13,950 shqiptarë të vrarë
- 20,000 të dhunuar seksualisht
- 1,620 ende të zhdukur
“Pa drejtësi, nuk ka paqe! Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar!” përfundon ai, duke kujtuar se mosndëshkimi i krimeve serbe është një plagë e hapur për shqiptarët dhe një sfidë për ndërgjegjen globale.
Lexo edhe: Shqiptarët në SHBA,sot ceremoni përkujtimore për viktimat e gjenocidit në Kosovë
Reagimi i plote:
Gjenocidi, përdhunimi dhe krimet e luftës janë akte të urryera që nuk mund dhe nuk duhet të tolerohen në asnjë formë dhe në asnjë rrethanë.
Bota duhet të punojë së bashku për të mbrojtur jetën dhe të drejtat e njeriut!
Komuniteti ndërkombëtar duhet të qëndrojë i bashkuar në parandalimin e mizorive, duke i mbajtur përgjegjës për krimet e tyre dhe për të siguruar që viktimat të marrin drejtësi dhe mbështetje.
Krimet e pandëshkuara të luftës serbe kundër shqiptarëve në Kosovë:
13.950 të vrarë
20 mijë të dhunuar
1620 të zhdukur
PA DREJTËSI, PAQE!
DREJTËSIA E VONUAR ËSHTË DREJTËSIA E MOHOHET!
#MOS HARRONI KURRË
Në solidaritet,
Mark Gjonaj