Walker në Reçak: Do të isha krenar po të varrosesha këtu

E diel, 6 Korrik, 2025

I pranishëm në homazhe në Reçak ishte edhe shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker.

Njëzetegjashtë vjet më parë, ishte i pari që i tha botës që në Reçak po kryhet krim kundër njerëzimit. Pas homazheve në Kompleksin Memorial, ai tha se është i mahnitur nga numri i madh i qytetarëve që po bëjnë homazhe në këtë kompleks.

“Çdo vit, mbetem i mahnitur nga numri i njerëzve që vinë këtu nga e gjithë vendi. Dikur ishte kryesisht një ceremoni përkujtimore e organizuar nga Komuna e Shtimes, por tani ka njerëz nga e gjithë Kosova, dhe supozoj se ka edhe nga e gjithë bota. Andaj, ju falënderoj që po e mbuloni këtë [ngjarje], ju uroj të gjithëve një ditë shumë të lumtur dhe i uroj gjithë popullit të Kosovës një Vit të Ri të lumtur. Faleminderit shumë”.

Walker tha se dje është pyetur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe para një jave nga kryeministri Albin Kurti nëse do të donte të bëhej shtetas i Kosovës.

“Siç mund ta imagjinoni, përgjigja ime në atë pyetje do të ishte; Po, sigurisht. Me këtë në mendje, kam një ndjenjë që herën tjetër që do të më shihni në Reçak, mund të jem në një kuti dhe do të isha krenar që të varrosesha në fshatin Reçak”, tha Walker.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.