Mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe do të nënshkruhet shumë shpejt një marrëveshje energjitike. Lajmi bëhet i ditur gjatë samitit të “Javës së Qëndrueshme” në Emirate, nga kryeministri Edi Rama.
Ai tha se marrëveshja bën fjalë për zhvillimin e kabllove nënujore të energjisë së ripërtëritshme.
“Dua po kështu të përfitoj për t’ju informuar se sot do të nënshkruajmë një marrëveshje strategjike së bashku me Italinë dhe Emiratet Arabe për kabllot nënujore. Është përmendur si një instrument shumë i rëndësishëm jo vetëm për transmetimin e energjisë, por për të rritur kapacitetin e Shqipërisë në rajon. Ky hap i rëndësishëm për rajonin dhe Europën nuk do të kishte qenë i mundur pa bashkëpunimin me Emiratet e Bashkuara Arabe. Pa marr shumë kohë dua të theksoj se partneriteti i Shqipërisë me Emiratet bashkuara Arabe është i rëndësishëm për një rajon që shumë luftëra keqkuptime, i kanë dhënë formë të shkuarës sonë. Bashkëpunimi dhe dëshira për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane duhet mbështetur me hapa konkrete”, tha Rama.
Edhe kryeministrja italiane Meloni e vlerësoi këtë marrëveshje. “Italia është e lidhur në mënyrë tradicionale me Ballkanin Perëndimor, sikurse e tregon dhe miqësia ime me Ramën. Jam jashtë mase e gëzuar sikurse e shpalli dhe Edi që të nënshkruaj partneritetin strategjik për të nisur projektin ambicion mes dy brigjeve të Adriatikun. Dy miq të mirë të Italisë do marrin pjesë për të zbatuar një ndërlidhje të re energjike, dhe për ta eksportuar në Itali përmes një kabulli nënujor. Besoj fort te ky projekt dhe jam krenare për këtë nismë sepse tregon në mënyrë të prekshme forma të reja bashkëpunimi që mund të ndërtohen mes partnerëve të largët gjeografikisht por e shohin fushën e shahut në tërësi, dhe jo një pjesë të saj, Kjo nismë është hap konkret drejt një lidhjeje globale”, tha ajo.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.