Minutë pas Minute/ Vota e Diasporës, 16.403 regjistrime në PER

E mërkurë, 19 Shkurt, 2025

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot deri në orën 15.00 janë regjistruar gjithsej 16. 403 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare e 11 majit 2025.

Prej tyre, 11.175 janë meshkuj dhe 5228 janë femra, kryesisht të moshave nga 26 në 45 vjeç. Nga këto kërkesa janë miratuar deri tani 2533.

KQZ vijon të inkurajojë të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen për të ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare të ardhshme. Regjistrimi mund të bëhet përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER) në faqen zyrtare të KQZ-së.