“Notes on Albania”, mbahet në Nju Xhersi edicioni i katërt

E diel, 23 Mars, 2025

Në Nju Xhersi është mbajtur edicioni i katërt i “Notes on Albania”, me inicimin e diplomatit Mal Berisha dhe familjes së tij. Ky është një event shumëdimensional ku u mblodhën mbi njëqind shqiptaro -amerikanë, aktivistë të komunitetit , individualitete të spikatura, artistë dhe artdashës në një mbrëmje krejt të veçantë historike e kulturore.

Në qendër ishte promovimi i studimit “ Malet e Gjigandëve” me autor antropologun amerikan Dr. Carleton Coon përkthyer dhe punuar në shqip nga ambasador Mal Berisha.

“Notes on Albania 4” sipas organizatorëve të këtij eventi ( Berisha & Familja) lidhet ngushtësisht me emrin dhe veprën e gazetares amerikane Rose VVilder Lane e cila në vitin 1920 jetoi në Tiranë dhe u afeksionua pas Shqipërisë të cilës ajo i kushtoi një libër me kujtime “ Notes on Albania” . Ky fakt domethënës u bë motiv por edhe objekt i një subjekti kaq të bukur artistik, historik dhe kulturor.

Mbrëmja nisi me analiza e refleksione të detajuara rreth studimit “ Malet e Gjigandëve”. Si na kanë parë të huajt?

Ky edicion i 4 “ Notes on Albania mori dhe solli shkëlqim nga ngjarja më e bukur kulturore e fundvitit ; pranimi në Unesco i Kcimit të Tropojës. I konsideruar si monumental edhe kcimi por edhe vlerësimi për të u duk se studio ku u zhvillua eventi mori për disa minuta, ngjyrat, ritmet, dinamizmin dhe vitalitetin e këtyre valleve prej shtojzavallesh që u shpalosën në ekran e më pas live nga grupi Rozafati. E kush nuk i njeh ato ritme, kush shqiptar por dhe i huaj nuk i ka dëgjuar ato por askush si Angjelina Nikaj nuk do të mundej të flasë e shprehë gëzimin për këtë njohje ndërkombëtare të kësaj pasurie e trashëgimie.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.