New York/ Ansambli Shqiptar i Montclair State University pjesë e Golden Festival

E shtunë, 5 Korrik, 2025

Këtë të shtunë, më 18 janar 2025, studentët e talentuar të Ansamblit Shqiptar nga Montclair State University do të marrin pjesë në një prej ngjarjeve më të mëdha kulturore në SHBA, Golden Festival, që do të mbahet në Astoria, Queens, New York.

Ky festival prestigjioz, i njohur për promovimin e muzikës dhe traditave të ndryshme nga mbarë bota, do të sjellë në skenë mbi 50 grupe dhe ansamble, të cilët do të performojnë në tre hapësira të veçanta, duke tërhequr më shumë se 2,500 pjesëmarrës.

Pjesëmarrja e Ansamblit Shqiptar në këtë festival është fryt i përkushtimit dhe udhëheqjes artistike të dy figurave të njohura të muzikës shqiptare, Raif Hyseni dhe Merita Halili, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe promovimin e muzikës tradicionale shqiptare në diasporë. Nën drejtimin e tyre, studentët e ansamblit do të sjellin tingujt unikë të trashëgimisë shqiptare, duke përfaqësuar denjësisht kulturën tonë në një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare.

Ky është një moment krenarie për komunitetin shqiptar dhe një mundësi e shkëlqyer për të përkrahur artistët tanë të rinj dhe traditat tona muzikore.

Për më shumë informacion dhe për të rezervuar biletat tuaja, vizitoni faqen zyrtare të festivalit në awm.nyc.

Mos e humbisni këtë ngjarje të veçantë, ku tingujt shqiptarë do të zënë vend mes kulturave të tjera të botës!

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.