‘Giro d’Italia’ nis nga Shqipëria më 9 maj 2025!

E diel, 6 Korrik, 2025

‘Giro d’Italia’, për herë të parë në histori do fillojë garimin nga Shqipëria. Lidhur me këtë ngjarje, kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e djeshme në Romë, i ftuar në prezantimin e eventit sportiv ‘Giro d’Italia 2025’.

Përmes një video në rrjete sociale, ai tregon disa nga momentet e djeshme gjatë prezantimit të ‘Giro d’Italia’ dhe shkruan se ky event do të ndiqet nga 200 televizione të botës e afro 800 milionë shikues.

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë videokartolinë nga Roma, ku Shqipëria u prezantua si destinacioni i sivjetëm i Nisjes së Madhe të Giro d’Italia, që do të ndiqet nga 200 televizione të botës e afro 800 milionë shikues, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Giro d’Italia në fazën e parë do të nis në Durrës më 9 maj, pastaj në Tiranë me 10 maj dhe me 11 maj në Vlorë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.