Celibashi: Kujdes me adresën, vendosni atë që keni të plotësuar në PER

E mërkurë, 19 Shkurt, 2025

Mbi 12 mijë alikime për vetëm tri ditë dhe afërsisht dy mijë miratime nga ana e KQZ, kreu i këtij institucioni ka kërkuar të sjellë në vëmendje të zgjedhësve nga jashtë se dokumenti i adresës duhet të përmbajë patjetër adresën që kanë plotësuar në PER gjatë aplikimit.

“Sqarim publik për zgjedhësit nga jashtë. Për të gjithë zgjedhësit pavarësisht shtetit ku kanë vendqëndrimin, kujdes: Dokumenti i adresës duhet të përmbajë patjetër adresën që ju keni plotësuar në PER, gjatë aplikimit. Dokumenti i adresës duhet të lidhet patjetër me emrin tuaj. Shpërndajeni patjetër për të ndërgjegjësuar miqtë dhe të njohurit tuaj”, thotë Celibashi në një postim në rrjetet sociale.

Më tej ai ka shpjeguar edhe mënyrën e regjistrimit në aplikacion përmes telefonit.

“Shkarkoni aplikacionin mobile KQZ për Android dhe IOS, ose vizitoni www.kqz.gov.al (rubrika Votues nga Jashtë) për të marrë të gjitha informacionet se si mund të votoni nga jashtë territorit të Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2025”, thotë ai.