Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot deri në orën 13.00 janë regjistruar gjithsej 8773 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare e 11 majit 2025.
Prej tyre, 6322 janë meshkuj dhe 2451 janë femra, kryesisht të moshave nga 26 në 45 vjeç. Nga këto kërkesa janë miratuar deri tani 1131.
KQZ vijon të inkurajojë të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen për të ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare të ardhshme. Regjistrimi mund të bëhet përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER) në faqen zyrtare të KQZ-së.
Nëse jetoni jashtë Shqipërisë dhe dëshironi të regjistroheni për të votuar në zgjedhjet parlamentare 2025, klikoni KËTU.