SHBA/ Prof. Dr. Rifat Latifi publikon librin e ri “Surgical Decision Making”

E martë, 25 Mars, 2025

Shtëpia botuese prestigjioze “Springer” ka publikuar librin më të ri të Prof. Dr. Rifat Latifi, titulluar “Surgical Decision Making”. Ky botim shënon një tjetër arritje të rëndësishme në fushën e kirurgjisë dhe vjen si një udhërrëfyes i vyer për ekspertët, studiuesit dhe profesionistët e kësaj fushe në mbarë botën.

Libri ofron një qasje gjithëpërfshirëse mbi proceset e vendimmarrjes në kirurgji, duke eksploruar vendime të ndërlikuara kirurgjikale, si dhe faktorët që ndikojnë në to. Përmes përmbajtjes së rishikuar dhe të zgjeruar, autori analizon sfida të rëndësishme si ndërhyrjet në kushte kritike, vendimet për ri-operacione dhe trajtimi i rasteve në grupmosha të ndryshme. Gjithashtu, libri trajton në mënyrë unike elemente që shpesh nuk marrin vëmendjen e duhur në literaturën kirurgjikale, si ndikimi i intuitës dhe përvojës personale në vendimmarrjen mjekësore.

Në një postim në rrjetin social LinkedIn, Prof. Latifi e ka prezantuar botimin e ri me fjalët:
“Me kënaqësi njoftoj se edicioni i ri i një prej librave të mi të preferuar që kam shkruar/redaktuar është publikuar dhe do të jetë i disponueshëm më 24 janar 2025: ‘Surgical Decision Making – Marrja e Vendimeve Kirurgjikale’. Ky edicion adreson elementë kyç të procesit të vendimmarrjes intraoperative dhe perioperative, duke përfshirë qasjen bazuar në prova, intuitën profesionale dhe përvojën klinike.”

Libri ndriçon procesin e vendimmarrjes në kirurgji nga një perspektivë teorike dhe praktike, duke mbështetur kirurgët që janë në trajnim, si dhe ata që praktikojnë në nivele akademike dhe komunitare. Në të trajtohen tema si ndërgjegjësimi mbi gjendjen fiziologjike të pacientit, parametrat biokimikë dhe sfidat komplekse të operacioneve të paparashikuara, duke ofruar një burim të vlefshëm për përmirësimin e praktikave kirurgjikale.

Botimi i këtij libri përfaqëson një vlerë të shtuar për botën akademike shqiptare dhe më gjerë. Prof. Latifi, me përvojën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kirurgjinë globale, vijon të inspirojë breza të rinj profesionistësh mjekësorë, duke çuar më tej emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.