Sekretari për Diasporën në Partinë e Lirisë, Besnik Jakaj, u ka bërë thirrje të gjithë bashkëatdhetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen dhe të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në një deklaratë për mediet, Jakaj nënvizoi rëndësinë e votës së diasporës për të sjellë ndryshime politike dhe për të luftuar korrupsionin e qeverisjes aktuale.
“Vota e diasporës është jetike për ndryshimet politike në Shqipëri, për një mirëqeverisje dhe për t’i dhënë fund krimit dhe korrupsionit që kanë mbërthyer vendin. Partia e Lirisë ka qenë ndër forcat e para që ka kërkuar me ngulm të drejtën e votës për diasporën. Falë presionit të opozitës, kjo e drejtë u realizua, por procesi ka ende pengesa teknike që vështirësojnë regjistrimin dhe votimin,” deklaroi Jakaj.
Ai akuzoi qeverinë dhe “Rilindjen” për përpjekje për të penguar votën e diasporës dhe theksoi se Partia e Lirisë do të ofrojë mbështetje për të gjithë ata që hasin vështirësi në procesin e regjistrimit. “Anëtarët tanë në Komision do të jenë në dispozicion për t’ju ndihmuar, sepse vota juaj është thelbësore për zhvillimin e ardhshëm të Shqipërisë,” shtoi Jakaj.
Sekretari i Partisë së Lirisë theksoi gjithashtu se forca politike që ai përfaqëson ka qenë e para që ka garantuar përfaqësimin e diasporës në statutin dhe programin e saj. “Partia e Lirisë ka përcaktuar përfaqësimin e diasporës në të gjitha nivelet politike dhe zgjedhjet lokale dhe kombëtare,” deklaroi ai.
Në përfundim, Jakaj i ftoi të gjithë shqiptarët jashtë vendit të votojnë për Partinë e Lirisë, Partinë Demokratike dhe aleatët opozitarë, për të sjellë një qeverisje të ndershme dhe të përgjegjshme. “Më 11 maj, Shqipëria meriton një qeveri që jep llogari para qytetarëve dhe diasporës, dhe jo një qeveri që i trajton ata si pengesa,” përfundoi ai.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.