Liza Gashi, kandidatja që sjell përvojën ndërkombëtare dhe vizionin për Kosovën

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Liza Gashi, një prej figurave të spikatura të Qeverisë Kurti, sa i takon çështjeve të emigracionit dhe diasporës i drejtohet qytetarëve të Kosovës me një ftesë për t’u bashkuar në vizionin e saj për një të ardhme të drejtë dhe të ndritur.

Me një karrierë të konsoliduar si Zëvendës Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në dy mandatet e Qeverisë Kurti, Gashi vjen në këto zgjedhje si përfaqësuese e Lëvizjes Vetëvendosje, duke ofruar një platformë që ndërthur përkushtimin kombëtar dhe përvojën ndërkombëtare.

E lindur dhe rritur në Gjilan, me një arsimim që përfshin Kosta Rikën, Argjentinën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Liza Gashi mishëron shembullin e një lidereje që ka investuar dijet dhe përvojat e saj globale për të kontribuar në zhvillimin e Kosovës. “Kosova për mua është një mision,” shprehet ajo, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve, qytetarëve dhe mërgatës shqiptare.

Me këtë frymë përkushtimi dhe profesionalizmi, Gashi fton qytetarët të mbështesin Lëvizjen Vetëvendosje më 9 shkurt, duke parë këtë si një mundësi për të ndërtuar një Kosovë të drejtë dhe të fuqishme, në harmoni me vlerat dhe potencialin e saj të jashtëzakonshëm.

Mesazhi i Plotë:

https://www.facebook.com/liza.n.gashi/videos/935693968651576/?vh=e&mibextid=wwXIfr&rdid=itUSDsFpjm2vgZ7i#

Unë jemi Liza Gashi dhe gjithçka që jam buron nga dëshira dhe përkushtimi për Kosovën dhe popullin tim.

E lindur dhe rritur në Gjilan. Shkollën fillore e kam përfundua në Selami Hallaçi.

Në moshën 16 vjeçare jam larguar nga Kosova për të ndjekur arsimin në Kosta Rika, Argjentinë dhe Shtete të Bashkuara të Amerikës, ku përfundova studimit e nivelit bachelor dhe master.

Aktualisht mbaj pozicionin e Zëvendës Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe shërbej në dy mandatet e Qeverisë Kurti. Kurti 1 dhe Kurti 2.

Për mua, Kosova nuk është thjesht një vend, po një mision për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë dhe më të ndritur, duke besuar në fuqinë e bashkëpunimit dhe potencialit tonë të jashtëzakonshëm, brenda vendit dhe bashkë me mërgatën tonë.

Prandaj ju ftoj me 9 shkurt, se cilin veç e veç, të votoni Lëvizjen Vetëvendosje në çdo cep të Republikës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.