Kosova pjesë e 100-vjetorit të Shoqërisë së Konsujve të Huaj në Nju Jork

E martë, 17 Nëntor, 2026

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork,  mori pjesë në ekspozitën e përbashkët të vendeve anëtare të Shoqatës së Konsujve të Huaj (SOFC) në Nju Jork, të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Mbretërisë së Marokut.

Kjo ngjarje u organizua si pjesë e aktiviteteve të SOFC-së për vitin 2025, kremtimin e njëqindvjetorit të themelimit të saj.

Duke përfaqësuar Kosovën, Zëvendësshefi i Misionit (KPNJ) Fatmir Zajmi i shoqëruar nga Zv.Konsullja Fjolla Preniqi,  percipituan me vepra arti të dukshme në ekspozitë: me një skulpturë të Nënë Terezës si kontribut nga veprimtari dhe biznesmeni Ismer Mjeku si dhe promovimi elegant i verërave të Kosovës.

Ekspozita e Artit dhe Diplomacisë hapur me këtë rast ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të rritur bashkëpunimin dhe shkëmbimin ndërmjet vendeve anëtare të SOFC-së, dhe Kosovës e cila nuk është bërë ende anëtare por si tha konsulli Zajmi, me këto pjesëmarrje ne kemi “shtruar rrugën” e anëtarësimit.

Kosova në këtë pjesëmarrje thanë diplomatët e Kosovës, ka promovuar trashëgiminë e pasur kulturore të Kosovës në Nju Jork, e cila, përveçse një qendër ekonomike dhe politike, është sigurisht një skenë botërore për prezantimin ekonomike, kulturore dhe artistike.

Zëvendës/Shefi Fatmir Zajmi na tha se Asociacioni i Konsujve të Përgjithshëm në Nju Jork (Society of Foreign Consul Generals – SOFC ) në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Mbretërisë së Marokut dhe në partneritet me Zyrën Kombëtare të Turizmit Maroken organizuan këtë mbrëmje ekskluzive që feston kryqëzimin e artit dhe diplomacisë kulturore në Ekspozita e Artit dhe Diplomacisë, duke ftuar edhe Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork.

Ai tha se kjo ngjarje është pjesë e serisë së ngjarjeve për të përkujtuar 100-vjetorin e SoFC-së, dhe do të paraqesë një koleksion të jashtëzakonshëm veprash arti nga vendet anëtare, duke përfshirë koleksione private dhe pjesë artistike përkatëse. Në event u realizuan një gamë të larmishme shprehjesh krijuese – piktura, skulptura dhe  shfaqje kulturore që mishërojnë frymën e diplomacisë përmes artit.

Në këtë event përveç aktiviteteve të diplomacisë kulturore u promovuan edhe verëra të Kosovës. Në mes tyre ishte edhe  “StoneCastle”, me pronar nga komuniteti ynë, i cili ka investuar miliona dollarë në Rahovec.

Vera e famshme “StoneCastle” erdhi përsëri në mesin e diplomatëve të huaj, pjesë këta e trupit diplomatik në OKB-ë, pas atij promovimit të diplomacisë ekonomike të Kosovës, që i bëri dekadën e Këshillin e Sigurimit, Ambasadori japonez në OKB-së.

“Stone – Castle” nga Rahoveci, me pronar Rustem Gecin, nga Nju Jorku, ka disa vjet që ka hyrë i lincensuar në tregun amerikan, në shumë lokalë në zonën e Tri-Shteshit, (NJ, NY, CT).

Vera e njohur StoneCastel eshte lider ne disa nga lokalet njujorkeze në mbajtjen të eventeve të ndryshme familjare të komunitetit shqiptar, por edhe ka mbushur plot tavolinat e shqiptarëve në Nju Jork, në të gjitha festat tona kombëtare, dhe shërbehet në restorantet e shqiptarëve në SHBA.

Në frymë të prioriteteve të vendosjes së komunikimit me shtetet jo-njohëse, diplomati Zajmi tha se u takua dhe bisedoi me Konsullin e Përgjithshëm  të Marokos në Nju Jork.

Ai tha se diplomati maroken,  Abdulkader,  si nikoqir, vlerësoi pjesëmarrjen dhe kontributin e KPNJ dhe Kosovës në këtë organizim.

Konsujt e Kosovës, thanë se “pjesëmarrja e Kosovës si anëtare e barabartë e SOFC, në këtë aktivitet ndërkombëtar të diplomacisë kulturorë, do të mundëson avancimin e komunikimit të etabluar paraprakisht me përfaqësuesit diplomatik të Marokut si shtet jo-njohës dhe krijon hapësirë për komunikimin me KP e shteteve tjera jo-njohëse anëtare të kësaj organizate të Konsujve të Përgjithshëm më të madhe në botë.”

Po ashtu në kuadër të pritjeve që u mbajtën gjatë këtij eventi diplomati Zajmi, takoi  KP e Malajzisë njëherit Kryetar i  SOFC (Society of Foreign Consul Generals, me të cilin bisedoi për procedurat e përfshirjes së KP të RKS në NJ në Këshillin Ekzekutiv të SOFC.

Në këtë kontekst ai u takua dhe caktoi takim edhe me Ambasadorin Niculin Jager  Konsullin e Përgjithshëm të Zvicrës në NJ si shtet anëtare e Këshillit Ekzekutiv të SOFC, në largim, me të cilin bisedoi që KP e RKS në Nju Jork të plotësoi pozitën e KP të Zvicrës  në këtë organ vendimmarrës të kësaj organizate .

Diplomati Zajmi bashkëbisedoi edhe me KP të Filipineve , Argjentinës,  dhe të Bangladeshit, zv/KP e Marokut të Tajlandës, e Singaporit.

Gjithashtu ai foli edhe me Edward Mermelstein Drejtor i Zyrës për Bashkëpunim të Jashtëm të Kryebashkiakut të Nju Jorkut Eric Adams dhe Kathleen M. Eagen, Drejtoreshë Rajonale e Zyrës Rajonale në Nju Jork të Departamentit të Shtetit të SHBA në OKB.

Është interesant fakti që në këtë event prej se kur Kosova, ka shpallur pavarësinë e saj, mori pjesë edhe Konsulli i Përgjithshëm i Serbisë në New Jersey, Vladimir Buzhoviq.

Society of Foreign Consuls in New York- (SOFC) është e themeluar në vitin 1925. Shoqëria e Konsujve të Huaj në Nju Jork,  përfaqëson trupën më të madhe konsullore në botë, e përbërë nga Konsullatat, Konsullatat e Përgjithshme dhe Konsullatat e Nderit me seli në qytetin e Nju Jorkut.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.