Dy qendrat e mbrojtjes së kombëtares shqiptare të futbollit, kapiteni Berat Gjimshiti dhe zëvendësuesi që mban shiritin në krah në vend të tij, Ardian Ismajli, janë dëmtuar teksa luanin për skuadrat respektive në Seria A.
Në vetëm 4 minuta diferencë nga njëri-tjetri, Ismajli dhe Gjimshiti kanë lënë fushën e lojës, në ndeshjet Empoli-Leçe dhe Udinese-Atalanta.
Ismajli ishte titullar në ndeshjen e Empolit ndaj Leçes dhe pas një kundërsulmi të miqve, bëri shenjë nga pankina që nuk mund të vazhdonte më duke u shtrirë në tokë dhe kërkuar zëvendësim.
Pasi merrte ndihmën e stafit mjekësor, Ismajli u komunikoi mjekëve se kishte marramendje dhe u dërgua menjëherë në pankinë.
Ndërkohë, në sfidën që Atalanta luante si mike në kryeqytet, Gjimshiti u përplas kokë më kokë me një kundërshtar dhe përfundoi i gjakosur në fushë.
Mjekët e fashuan, por dukej se mund të kishte një hematomë, ndaj u kërkua zëvendësimi i mbrojtësit tjetër kuqezi.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.