Itali/ Dhoma e Deputetëve miratoi me unanimitet marrëveshjen e pensioneve

E martë, 17 Nëntor, 2026

Më 8 janar 2024, Dhoma e Deputetëve e Italisë miratoi me unanimiet (273 vota pro) projektligjin për ratifikimin dhe zbatimin e Marrëveshjes midis Republikës së Italisë dhe Republikës së Shqipërisë në fushën e sigurisë sociale. Marrëveshja u nënshkrua më 6 shkurt 2024 në Romë dhe tani do të kalojë për shqyrtim në Senat.

Sipas dokumentit zyrtar të përgatitur nga Dhoma e Deputetëve, marrëveshja mbulon pensionet dhe përfitimet sociale si ndihmat për papunësinë, sëmundjet dhe mëmësinë për ata që kanë punuar, ose vazhdojnë të punojnë, si të punësuar apo të vetëpunësuar në të dyja shtetet.

Pas ratifikimit, Ministria e Punës së Italisë, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore (INPS), do të nisë një negociatë për një marrëveshje administrative dypalëshe që do të bëjë funksionale marrëveshjen e miratuar.

Qeveria italiane, në relacionin shpjegues të projektligjit, thekson se “marrëveshja reflekton marrëdhëniet e shkëlqyera politike, ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve, të favorizuara nga afërsia gjeografike, pozita strategjike e Shqipërisë pranë tregjeve të Bashkimit Evropian, integrimi i fortë ekonomik dhe mbështetja e Italisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.”

Miratimi i kësaj marrëveshjeje përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve sociale dhe ekonomike mes dy vendeve, duke ofruar mbështetje të re për qytetarët shqiptarë dhe italianë që kanë kontribuar në të dyja sistemet.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.