Zgjedhjet 2025/ Përgjysmohet koha e nxjerrjes së ID dhe pasaportës për Diasporën

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Koha e pajisjes me dokumente identifikimi për qytetarët shqiptarë jashtë vendit do të përgjysmohet, nga 30 në vetëm 15 ditë. Lajmin e konfirmoi gjatë vizitës në ambientet e kompanisë shtetërore të prodhimit të dokumenteve, IdentiTek, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

Ministri Hoxha vuri në dukje rëndësinë e procesit në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme, duke garantuar kapacitet të plotë për përpunimin e 6,000 pasaportave dhe 15,000 kartave identiteti në ditë. “Kjo është jetike për votën e Diasporës,” tha ai.

Administratorja e IdentiTek, Freskida Halilaj tha se IdentiTek po bashkëpunon ngushtë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për regjistrimin e qytetarëve në platformën elektronike e cila do të aktivizohet më 11 janar 2025.

Këto masa synojnë lehtësimin maksimal të procesit për qytetarët shqiptarë jashtë vendit, veçanërisht në prag të procesit zgjedhor të vitit 2025.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.