Në kuadër të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët shqiptarë jashtë vendit, IdentiTek ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të lehtësuar procesin e aplikimit për dokumente biometrike. Administratorja e kompanisë, Freskida Halilaj, njoftoi se përmirësimet teknologjike jo vetëm që kanë reduktuar kohën e përpunimit, por kanë krijuar mundësinë për “Aplikime Mobile,” duke synuar ata që jetojnë larg ambasadave dhe konsullatave.
“Nga muaji janar do të dërgojmë grupe të dedikuara në shtete si SHBA, Turqia, Gjermania, dhe Italia për të lehtësuar aplikimet,” tha Halilaj. Po ashtu, qytetarët tani mund të aplikojnë veç për letërnjoftimin elektronik, duke ulur kostot.