Anila Hyka thirrje Diasporës për regjistrim në zgjedhjet parlamentare

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Anila Hyka, anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës, nëpërmjet një postimi në facebook i ka bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve për të marrë pjesën ne zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maj 2025.

Për herë të parë në këto zgjedhje do të kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre politik të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, ndaj edhe ajo në mesazhin e saj ka theksuar rëndësinë historike të këtij momenti për diasporën.

Hyka nënvizon se ky proces është një arritje që ka ardhur pas përpjekjeve të pandërprera dhe kërkesave të shumëvjeçare për të drejtat demokratike të Diasporës shqiptare. “Vota juaj ka rëndësi,” u shpreh Hyka, duke ftuar të gjithë shqiptarët jashtë vendit të regjistrohen në platformën PER e cila do të jetë aktive prej 11 janarit dhe të bëhen pjesë e këtij kapitulli të ri të demokracisë.

Postimi i plotë:

11 JANAR 2025: Regjistrimi për Zgjedhjet Parlamentare Fillon për Diasporën!

Mesazhi im për ju:

Të dashur anëtarë të diasporës shqiptare,

Ndjehem krenare që puna dhe përpjekjet shumëvjeçare këmbëngulëse të një grupi të mirë të Diasporës, ku kam dhënë dhe unë kontributin tim modest, po kurorëzohen me këtë ngjarje historike për Shqipërinë, duke shënuar fillimin e një epoke të re për të drejtat demokratike të diasporës.

Më 11 Janar 2025 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të hapë Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) për regjistrimin e votuesve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Si të regjistroheni?

Vizitoni faqen zyrtare të KQZ-së: kqz.gov.al/votues-nga-jashte ku gjeni linkun e aplikacionit online , ose

Shkarkoni aplikacionin “KQZ Shqipëri”nga:

App Store ose Google Play

Platforma përfshin:

Chatbot ndihmues për pyetje të shpejta.

Udhëzime të detajuara për përdorim.

Një sistem të avancuar me tre nivele sigurie.

Përgatituni për regjistrimin:

Platforma do të jetë e hapur për 60 ditë, deri më 11 Mars 2025

Dokumentet e nevojshme:

Kartë identiteti ose pasaportë shqiptare e vlefshme.

Një dokument që vërteton adresën tuaj jashtë vendit (p.sh., faturë shërbimesh ose certifikatë banimi).

Rinovimi i dokumenteve: Nëse dokumentet tuaja kanë skaduar, kontaktoni konsullatën shqiptare më të afërt.

Pse është e rëndësishme?

Ky proces është një fitore historike për diasporën shqiptare, një mundësi që kemi ëndërruar dhe kërkuar për vite me radhë. Kontributi juaj është më shumë se një votë – është një hap drejt forcimit të demokracisë dhe të ardhmes së Shqipërisë.

Ju ftoj:

Të siguroni dokumentet tuaja.

Të ndani këtë mesazh me familjen dhe komunitetin tuaj.

Të regjistroheni dhe të bëheni pjesë e këtij kapitulli historik.

Së bashku, le të dëshmojmë fuqinë e diasporës!

Vota juaj ka rëndësi.

Nëse keni pyetje, kontaktoni:

Mbështetjen e KQZ-së në platformë.

Konsullatat dhe ambasadat shqiptare për procedurat e rinovimit të dokumenteve.

me kontaktoni ne Inbox personal për pyetje të veçanta mbi procesin dhe aplikacionin

Shqipëria ju thërret!

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.