Fatmira Kastrati, vajza e albanologut të shquar Jup Kastrati, vjen në një rrëfim për jetën e babait të saj. Në 100 vjetorin e tij të lindjes, u plotësua edhe amaneti i tij, botimi i librit epistolar At Justian Rroten.
“Ky 100 vjetor u festua ndër të tjera edhe me botimin e këtij epistolari. E kam përdorur vazhdimit këtë term, ky epistolar mund të quhet tepër i veccantë. Faktikisht botime të tilla te ne nuk janë të shpeshta, kemi mes Martin Camajt dhe Arshi Pipës, janë edhe disa të tjerë, figura të shquara. Por ky epistolar ka disa veccori. Prof. Kastrati është në moshën 27 vjecc kur nis letërkëmbimin me At Justian Rroten, ai ishte një emër I konsoliduar në shkencën shqiptare të gjuhësisë, kurse profesor Kastrati ishte i ri, pavarësisht se ai kishte 10 vite që kishte dalë në shtypin e kohës. Përkthimet e para ka nisur ti botojë që në moshën 17 vjecc, vijon me tej me historinë e dramatikës shqiptare dhe të novelave dhe në 1952 del me biblografinë e librave shqip. Pra, nuk ishte një emër i panjohur. Pra, pavarësisht se kemi të bëjmë me breza krejtësisht të ndryshëm, mosha biologjike është e ndryshme, diferenca e viteve është e fortë, fakti që Prof. Kastrati ka të njëjtin formim dhe diskutojnë me At Justian Rroten tregon për nivelin e tyre pothuaj të barabartë.” rrëfen ajo.
“Nëse do kesh një pushtues në vendin tënd ndenja e atdhetarisë, është krejt normale për gjithësecilin. Kjo ishte për të gjithë rininë e përparuara, që nuk mund të pranonte pushtimin e huaj. Ka qenë pushtimi Italian në atë kohë, dhe Kastrati ishte duke udhëtuar për Shkodër, ka qenë në makinë dhe aty ka shprehur qëndrimet e veta kundër pushtimit, kundër disa botimeve që ishin bërë, dhe gjithmonë e ka shprehur qëndrimin antifashist. Kjo ka qenë arsyeja që më pas vijnë dhe e arrestojnë në shtëpi, në Shkodër. E ccuan në kodrat e Tepes, atje ka qenë burgu i athershëm, kamp përqëndrimi dhe prej atje e ccojnë në burgun e Prizrenit. Ka qënë ndërhyrja e xhaxhait tonë që bëri të mundur lirimin nga burgu, edhe përmes rryshfetit. Qëndroi në burg për rreth 4 muaj.” kujton Mira Kastrati.
“Këngët e Milosaos, të botuara në 1956 më pas ribotim i plotë në 1962, është bërë nga profesor Kastrati. Për Jeronim de Radën vendos të merret që në viti 1949. Në fund të këtij libri janë edhe skanimet e shënimive të para të profesor Kastratit për de Radën. Në 1951, merret me Konicën dhe këtë e shkruan vetë, në një letër që i dërgon përkthyesit Ferdinad Leka. Në 1967 ndodh ajo që u quajt revolucioni ideologjik, kulturor etj dhe ndërpriten të gjitha botimet e tilla për figurat e klerikëve. Atë vepër e ccuan për ‘karton në Kavajë’ pra, e dogjën dhe nuk kemi as edhe një kopje të vetme. Veprime të tilla nuk janë bërë vetëm ndaj tij”- thekson ajo.
Një figurë me kontribut të madh për kulturën dhe albanologjinë shqiptare, studiues dhe profesor, Jup Kastrati ka lënë në dorëshkrim disa vepra të pabotuara, si: “Bibliografi albanistike”, “Studime arbëreshe”, “Studime letrare”, “Vepra e De Radës”, “Studime për Ndre Mjedën”, etj.
Vajza e Jup Kastratit rrëfen amanetin e babait të saj. Ajo tregon se gjithcka ishte lënë prej tij me shkrim por edhe e regjistruar më pas me video, ndërsa thotë se gjithmonë ka patur orientim për arkivin e babait të saj
“Unë për arkivin e babit, kam patur gjithmonë orientim. Në librin që shkruan profesor, Begzat Baliu në shtator 2023, kur babai u nda nga jeta, ai erdhi te ne dhe ndenji për dy javë në Shkodër. Për çdo material që do të merrej isha unë ajo që ia jepja dhe profesor Baliu shkuan në këtë artikull, që në labirinthet e arkivës personale të profesor Kastratit ishte vetëm e bija e tij, Mira që dinte të orientohej. Babi në testamentin e tij, që e la që në vitin 1996, lë edhe porositë me shkrim të regjistruara edhe me video, në dhjetor 1998 dhe më pas kur të çelet testamenti, e ka lënë të shkruar që arkiva personale e imja do të hapet vetëm në 100 vjetorin tim. Edhe veprat, epistolaret, veprat dorëshkrim, etj do të bëheshin vetëm në 100 vjetorin e tij. Në lidhje me epistolaret e ka lënë të regjistruar: letrat e mia nuk do të preken, nuk do të korrigjohen, nuk do ndryshohen, shpjegimet tuaja do i bëni me fusnota poshtë.” rrëfen ajo.
“Në 1955 ishte përvjetori I botimit të Mesharit të Gjon Buzukut, i takonte 400 vjetori i tij. Në atë kohë ishte krijuar Instituti i Shkencave dhe At Justin Rrota do të përgatiste një kumtese, meqë nuk kishte kohë, dhe kjo del nga letërkëmbimi me profesor Kastratin, shkruan kujtimet e veta se si nxjerr dhe sjell në Shqipëri tri kopjet e para Mesharit të Gjon Buzukut dhe kjo është një pjesë përbërëse e këtij epistolari, dhe meqë profesor Kastrati i ka dhënë një ndihmë shumë të madhe At Justin Rrotës, përshkrimi që bën ai në mënyrë të përsosru tregon të gjithë rrugën që ai ka bërë për të sjellë këto kopje, është një gjë shumë e bukur.” / ABC News