Qendra për Arsim dhe Këshillim Profesional “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë, ka marrë një donacion prej 83 mijë Є, nga një grup bashkatdhetarësh të mbledhur në restorantin CIAO në Wsetcheter – New York.
Burime nga ky takim për rritjen e fondeve financiare, thanë për “Bota sot”, se ka qenë një grup donatorësh, veprimtar, biznesmen dhe filantrop shqiptar nga New York-u, me rrethinat e tij, që nën kujdesin e veprimtarit Anton Raja, mbajti fushatën për rritjen e fondeve financiare, për rinovimin e dritareve të Q.A.K.P. “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë.
Në krye të donatorëve me shuma të mëdha, qëndruan veprimtari i njohur Harry Bajraktari dhe filantropi Richard Lukaj, tha Raja, duke falenderuar ngrohtësisht çdo njërin prej atyre që dhanë donacionet.
Me një video-call donatorët i ka falënderuar duke i bekuar për donacionet nga Q.A.K. P. “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë, Dom Roberti.
Kjo shkollë ofron programe mësimore në katër degë, bazuar në këto drejtime: ekonomi (administrim-biznesi, banka dhe financa, kontabilitet dhe financa), teknike (teknologji informative), dizajn grafik, bujqësi (hortikulturë dhe agrobiznes),
Në këtë shkollë nxënësit vijojnë mësimin që nga klasa e 10-të deri në nivelin e lartë arsimimit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.