Në zgjedhjet e 11 majit diaspora do të ushtrojë për herë të parë të drejtën e saj të votës. Zyrtarisht në Shqipëri kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet, me verifikimin e listës së zgjedhësve. Vetë ministri i Brendshëm Ervin Hoxha tha se ky hap përfaqëson moment historik.
“Ky hap përfaqëson një moment historik për demokracinë shqiptare, duke ofruar mundësinë që diaspora të ushtrojë të drejtën e votës, pavarësisht ku jeton e punon. Nga data 11 janari 2025 shënohet fillimi i procesit të regjistrimit të votuesve jashtë Shqipërisë për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 Maj 2025. Regjistrimi do të bëhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të votuesve nga jashtë, në të cilën mund të hyhet nga aplikacioni i KQZ”, tha minsitri i Brendshëm Ervin Hoxha në një konferencë për mediat.
Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka nisur procesin e verifikimit dhe përditësimit të listave zgjedhore, me qëllim garantimin e një liste përfundimtare të saktë dhe gjithëpërfshirëse.
Ndër të tjera Hoxha theksoi se në mënyrë që procesi të jetë i sigurt dhe gjithëpërfshirës, qytetarët janë ftuar që të verifikojnë të dhënat personale në listën zgjedhore: Online, përmes portalit e-Albania; Fizikisht, pranë njësive administrative ku listat janë afishuar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.