Sot është afati i fundit për shtetastit e Kosovës të cilët jetojnë në Diasporë për tu rregjistruar për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Kështu ka bërë të ditur kryeministri i vendit Albin Kurti, përmes një videomesazhi në rrjetin social Facebook duke u bërë thirrje atyre që nuk janë regjistruar te regjistrohen.
“Mërgatë e dashur ju falënderoj të gjithëve që jeni regjistruar për të votuar nga jashtë vendit në ambasadat dhe konsullatat tona dhe përmes postës. Afati i fundit është sonte ora 23:59 minuta. Andaj ju që ende nuk jeni regjistruar, regjistrohuni dhe përfitoni nga lehtësirat që i kemi bërë për ju për të qenë pjesë e zgjedhjeve tona dhe vendimeve të përbashkëta. Më lehtë e më thjeshtë kurrë s’ka qenë. E di që jeni të angazhuar me punë dhe obligime. Por, ju premtoj që procedura nuk ju merr më shumë se 4 minuta kohë. 4 minuta të kohës suaj të vlefshme për 4 vjet vendimtare për Kosovën, për progresin dhe sigurinë e shtetit tonë”, ka thënë Kurti.
Kryeministri i Kosovës tha se pa regjistrim nuk ka votim.
”Ju që jeni regjistruar kontaktoni miqtë dhe familjarët tuaj e meqë tashmë e dini si bëhet regjistrimi ndihmoni edhe ata që të regjistrohen suksesshëm. Pa regjistrim nuk ka votim. Regjistrohuni online në platformën e KQZ-së për të votuar nga jashtë për zgjedhjet e shkurtit 2025. Vota juaj është e drejtë demokratike dhe shërbim i pazëvendësueshëm për vendin tonë”, tha Kurti.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.