Kosovë/ Ministrit Sveçla i refuzohet vizita në Luginën e Preshevës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, kishte paralajmëruar një vizitë zyrtare njëditore më 23 dhe 24 dhjetor në Luginën e Preshevës, vizitë e cila nuk u realizua, si pasojë e refuzimit të kërkesës nga qeveria e Serbisë.

Gjatë vizitës, ministri Sveçla kishte planifikuar të zhvillonte takime me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) në Luginë. Ai synonte të vizitonte fillimisht zyrën e KKSH-së në Medvegjë, më pas selinë qendrore të KKSH-së në Bujanoc dhe, në vijim, degën e KKSH-së në Preshevë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, për këtë vizitë janë ndjekur të gjitha procedurat e parapara nga Marrëveshja e Brukselit. Megjithatë, autoritetet serbe kanë refuzuar kërkesën duke u justifikuar me qëndrimet e Sveçlës, të cilat sipas Beogradit, janë kundër serbëve në Kosovë dhe pengojnë paqen dhe stabilitetin.

Refuzimi i vizitës së Sveçlës nuk është rast i izoluar. Për dy vitet e fundit, qeveria e Serbisë ka bllokuar në mënyrë të përsëritur vizitat e zyrtarëve të lartë të Kosovës në Luginën e Preshevës. Ndër këto raste përfshihet refuzimi i vizitës së ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, më 19 dhjetor 2024, si dhe vizita e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, e paralajmëruar për 27 shkurt 2024, me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Këto veprime të qeverisë serbe janë interpretuar si përpjekje për të mbajtur tensionet me Kosovën në nivele të larta. Ato konsiderohen pjesë e provokimeve të vazhdueshme të Beogradit zyrtar, të cilat synojnë të krijojnë destabilitet dhe konflikte, ndër të cilat aktet terroriste si ato në Banjska dhe Ibër-Lepenc shihen si shembuj konkretë të kësaj politike.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.