Një mbrëmje dedikuar shkencës, kulturës dhe trashëgimisë shqiptare në Zvicër

E hënë, 17 Mars, 2025

Këtë të enjte më 7 nëntor 2024 në Lozanë zhvillohet një mbrëmje speciale në përkrahje të Institutit Zvicëran të Studimeve Shqiptare (ISEAL), që do të ketë një program të larmishëm, duke përfshirë një repertor muzikor dhe shumë aktivitete të tjera të rëndësishme.

Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes do të jetë prezantimi i revistës studimore të ISEAL-it, e cila pritet të fillojë në vitin 2025, e disponueshme në gjuhët frëngjisht dhe gjermanisht, dhe me përmbledhje në gjuhët shqipe dhe angleze. Kjo revistë do të shërbejë si një platformë e rëndësishme për shpërndarjen e studimeve dhe kërkimeve mbi letërsinë, historinë dhe kulturën shqiptare, duke krijuar mundësi për diskutime ndërkombëtare.

Pjesë e aktivitetit do të jetë edhe festimi i 30-vjetorit të themelimit të Shoqatës së Studentëve Shqiptarë në Universitetin e Lozanës (AEAUL), e cila ka një rëndësi të veçantë për lidhjen e studentëve shqiptarë në Zvicër. AEAUL është shoqata e parë shqiptare studentore që është njohur nga një rektorat dhe nga një federatë shoqatash studentore jashtë vendeve ballkanike. Ky moment përkujton angazhimin e brezave të rinj për përfaqësimin dhe promovimin e kulturës shqiptare në Zvicër.

Gjithashtu do të festohet dhe 30-vjetori i themelimit të Shoqatës ILIRET, një tjetër shoqatë me një histori të pasur dhe kontribuese për forcimin e lidhjeve ndërkulturore dhe promovimin e vlerave shqiptare jashtë vendit.

Kjo ngjarje do të ofrojë mundësi të shkëlqyera për bashkëbisedim, ndarjen e eksperiencave dhe festimin e arritjeve të mëdha të shoqatave shqiptare në Zvicër dhe kontributet e tyre në kulturën dhe edukimin ndërkombëtar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.