Edicioni i 27-të i Panairit të Librit në Tiranë, një ndër ngjarjet më të pritura të botës së letrave, do të zhvillohet nga data 13 deri më 17 nëntor 2024 në Pallatin e Kongreseve. Nën moton “Të lexosh do të thotë: të jetosh, të zbulosh, të rritesh,” ky panair do të shndërrojë Tiranën në një qendër të fuqishme të kulturës, duke bashkuar lexuesit, botuesit, autorët dhe përkthyesit për të festuar fuqinë e librit dhe ndikimin e tij në jetën e përditshme.
Gjatë kësaj periudhe pesë-ditore, të apasionuarit e librit do të kenë mundësi të marrin pjesë në një sërë aktivitetesh, përfshirë takime me autorë, diskutime të pasura dhe promovime të botimeve më të reja. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për lexuesit të zhytën në universin e librave dhe për të ndarë mendime dhe përvoja me të tjerë që ndajnë të njëjtin pasion për leximin dhe dijen.
Një nga kulminacionet e Panairit të Librit është shpallja e Çmimeve të Panairit, një ngjarje shumëpritur që vlerëson arritjet më të shquara në fushat e letërsisë dhe përkthimit. Juria për këtë vit përbëhet nga emra të njohur të kulturës shqiptare: Anisa Ymeri, gazetare e kulturës; Ben Andoni, përkthyes dhe publicist; Ilir Baçi, përkthyes dhe kryetar i jurisë; Ledia Dushi, poete dhe përkthyese; dhe Lili Sula, studiuese e letërsisë dhe pedagoge. Kjo juri do të shpallë fituesit në katër kategori të veçanta: Autori i librit më të mirë të vitit, Përkthyesi më i mirë i vitit, Autori i librit më të mirë studimor, dhe Autori i librit më të mirë për fëmijë. Fituesit do të zgjidhen ndër autorët dhe përkthyesit që kanë botuar gjatë periudhës dhjetor 2023 – nëntor 2024.
Panairi i Librit në Tiranë 2024 është një thirrje për të gjithë ata që duan të jetojnë përmes librit, të zgjerojnë kulturen e tyre dhe të rriten përmes dijes. Mos e humbisni këtë mundësi unike për të qenë pjesë e një atmosfere që frymëzon dhe feston kulturën shqiptare dhe ndërkombëtare. Shënojeni datën në kalendar dhe bëhuni pjesë e kësaj feste të jashtëzakonshme letrare!
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.