Nis rrugëtimin me specialisten shqiptare, Klinika për Fëmijët Autik në Londër

E martë, 25 Mars, 2025

Në Londër ka nisur aktivitetin klinika për fëmijët autik çelur nga shqiptarja Esmeralda  Capja. Klinika hapi dyert  me një përurim të veçantë të mbajtur në bashkëpunim me organizatën BACA (British Albanian Culture Artist). Të pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme ishin përfaqësues nga Ambasada e Republikës së Kosovës, përfshirë diplomatin Vlorat Gashi dhe bashkëshorten e tij, si dhe përfaqësues të shoqatave shqiptare, miq, familjarë, prindër të interesuar dhe kolegë të fushës.

Ashtu sikurse u shpreh edhe vet Znj. Esmeralda Capja specialiste për këtë fushë, themeluese e klinikës, “Të punosh në këtë drejtim është sa e veçantë por edhe të vështirë!

Duhet qartësi që familjet ta kuptojnë edhe më mirë situatën, eksperienca duhet të jetë gjithëpërfshirëse”!

Në ceremoninë e përurimit gjithashtu ishin të pranishëm përfaqësues shoqatash shqiptare, miq, familjarë, kolegë në këtë fushë, prindër të interesuar etj.

Esmeralda Capja prej vitesh është marrë me edukimin e fëmijëve në shkollat angleze në Londër duke qënë edhe e ngarkuar në detyrën e drejtimit të vet shkollës si edhe ka dhënë kontribut në vitet e saja të para në emigrim si ndër mësueset e para të gjuhës shqipe në shoqatën “Ardhmëria”.

Ajo është shembull i gruas shqiptare në Londër me një karriere të përmbushur.

Të tregosh profesionalizëm dhe të jesh në zemrën e këtyre fëmijëve duhet mbi të gjitha pasion dhe dedikim. Të gjitha punonjëset e kësaj klinike janë vajza me entuziazëm dhe me prejardhje shumëkulturore.

Vështirësia shpesh haset, jo vetëm tek fëmija por edhe tek prindi, i cili i papërgatitur me situatën ku ndodhet anashkalon evidencën, nuk i përshtatet rrethanës dhe vetëmbrohet duke e minimizuar problemin. Ndaj prindi i stërvitur, i mirinformuar, i ndihmuar dhe i shoqëruar në këtë rrugë aspak të lehtë, nga terapistë dhe profesionistë që e njohin mirë këtë fushë, bëhet edhe një prind i ndërgjegjshëm.

Ky është edhe motivi që dy autorët Esmeralda Capja dhe Nicholas Flook promovuan në ditën e përurimit të qendrës, i cili shoqëroi edhe prezantimin e librit të tyre “Navigating Autism: 101 Tips for Parents with Extraordinary Kids”.

Një libër që duhet të përkthehet patjetër edhe në shqip por edhe në gjuhë të tjera, pasi aty shfleton një botë të pasur dhe të re gjithëkush që e lexon.

Klinika ndodhet në adresën: 2 West End Lane, Kilburn High Road, NW6 4NT, Londër, dhe është e hapur çdo ditë për të mirëpritur të gjithë të interesuarit në ofrimin e mbështetjes për fëmijët autik dhe familjet e tyre.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.