Rama nga New York: Jemi në bisedime për hapjen e një Akademie të NBA në Shqipëri

E hënë, 7 Korrik, 2025

Nga SHBA ku ditën e sotme kryeministri Edi Rama rinisi turin me shqiptarët e diasporës, ka dhënë një lajm edhe për të pasionuartit e sportit të basketbollit. Në fjalën e tij ai tha se  kanë nisur bisedimet për hapjen e akademisë së NBA në Shqipëri.

“Ju e dini që kemi nisur punimet për akademinë e Manchester City në Durrës dhe jemi në bisedime për akademi të NBA” u shpreh Rama në fjalën e tij.

Akademia e NBA-së është një program elitë për zhvillimin e talenteve të basketbollit nga vende jashtë SHBA-së, duke synuar të rinjtë e moshës së shkollës së mesme. Kjo akademi ndihmon sportistët të arrijnë potencialin e tyre përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse që kombinon trajnimin sportiv me zhvillimin personal dhe të karakterit.

NBA identifikon talentet e mundshme përmes një rrjeti global skautësh, federatave lokale, dhe aplikacioneve si HomeCourt, si dhe nga programe si Jr. NBA, NBA Basketball School dhe Basketball Without Borders. Akademitë shpesh ofrojnë mbështetje arsimore, si shkollim publik ose privat, dhe pjesëmarrësit kanë mundësinë të luajnë në turne ndërkombëtarë dhe të ndeshen me talentet më të mira.

Programi përfshin akademi në vende si Australia, Meksika dhe Senegali, duke u fokusuar në shëndetin, mirëqenien dhe aftësitë e jetës për të formuar lojtarë të fortë dhe të përgjegjshëm.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.