Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me komunitetin shqiptar në New York. Ky është takimi i parë që Rama zhvillon në Diasporë, pas miratimit të Votës së Diasporës.
Në takimin e ditës së sotme Rama tha se vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë është përmbushur tashmë dhe se në zgjedhjet e 2025, qytetarët tanë kudo që janë, do mund të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Shqipëri.
Ai u kërkoi votën bashkatdhetarëve në SHBA, me premtimin që Shqipëria të bëhet vend anëtar me të drejta të plota në Bashkimin Evropian në 2030.
“Kjo është një ditë shumë posaçme për mua, që të ndodhem këtu me ju, jo thjesht si bashkatdhetar përtej oqeanit, as si qytetar me të drejtë vote në Shqipëri, por tanimë edhe si votues për mundësinë e marrjes pjesë në zgjedhje nga këtu, në Amerikë. Ky është një premtim i mbajtur dhe jam sot, bashkë me disa kolegë të mi, për t’ju thënë se në pranverën e ardhshme dua votën tuaj nga Amerika për të bërë Shqipërinë 2030, anëtare të BE dhe për ta ngritur bashkë me ju flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemali në Bruksel. Për ta ngritur bashkë me ju flamurin e Skënderbeut në Bruksel krah për krah gjithë flamujve të tjerë te familjes europiane, që historia gjithmonë na ka penguar ti bashkohemi. Sot është dita për ta bërë së bashku historinë. Ky është premtimi i premtimeve”, tha ai.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.