Studimi/ Emigrimi i të rinjve i kushton Shqipërisë rreth 800 milionë euro në vit

E hënë, 24 Mars, 2025

Një raport i vitit 2024 nga The Westminster Foundation for Democracy me titull “The Cost of Youth Emigration in Western Balkan Countries” vlerëson se Shqipëria po përballet me humbje vjetore prej 800 milionë eurosh për shkak të nivelit të lartë të emigracionit, kryesisht të të rinjve. Ky studim analizon pasojat e emigracionit mbi ekonominë shqiptare dhe tregon se vendi humbet në dy aspekte kryesore.

Së pari, raporti llogarit investimet e bëra në arsimin e personave që largohen nga Shqipëria. Studimi përllogarit se një shqiptar i arsimuar në Shqipëri, pas largimit të tij kontribuon ekonomikisht në vendet pritëse, ndërsa investimet e bëra për arsimin e tij mbeten një humbje për vendin. Sipas të dhënave, arsimi i një shqiptari që ka përfunduar shkollën fillore kushton rreth 6,000 euro, për shkollën e mesme 9,300 euro dhe për studimet e larta 18,300 euro. Kostoja totale për arsimin e atyre që largohen varion nga 201 milionë në 504 milionë euro në vit.

Së dyti, për çdo person që largohet, Shqipëria humbet një mesatare prej 14,900 euro në vit në Produktin e Brendshëm Bruto (PBB), përllogaritje që bazohen në numrin e personave që emigrojnë. Për vitin 2024, fluksi vjetor i daljes llogaritet në rreth 41,700 persona, shumica prej të cilëve janë në moshë pune, duke sjellë humbje të konsiderueshme në vlerën e shtuar bruto.

Në anën tjetër, raporti përmend që përfitimi kryesor nga flukset migratore mbeten remitancat, të cilat përfaqësojnë rreth 7% të PBB-së së Shqipërisë. Megjithatë, raporti nënvizon se, pavarësisht rëndësisë së tyre, remitancat nuk kontribuojnë mjaftueshëm në rritjen ekonomike pasi ato përdoren kryesisht për konsum personal dhe jo për investime.

Në përfundim, raporti vë në pah se emigracioni i të rinjve përbën një sfidë të madhe për ekonominë shqiptare, duke i shkaktuar vendit humbje të konsiderueshme në të ardhura dhe në forcën punëtore.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.