“Shtëpia e Shqiptarit” si qendër atdhetare për mbarë shqiptarët e Filadelfias

E shtunë, 15 Mars, 2025

Shoqata Mbarëshqiptare Social-Kulturore “Bijtë e Shqipes” organizoi një ngjarje të veçantë në Philadelphia për inaugurimin e “Shtëpisë së Shqiptarit”, një qendër e re komunitare që synon të bashkojë të gjithë shqiptarët e zonës dhe të kontribuojë në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare. Kjo festë u përshkrua si një arritje historike, duke nderuar 22 vite përkushtim dhe kontribut të kësaj shoqate në diasporë. Përurimi i Qendrës Komunitare dhe Shkollës Shqipe “Gjuha Jonë” u cilësua një moment krenarie për të gjithë të pranishmit, me pjesëmarrës nga Amerika, Kanadaja, Greqia, Italia dhe vende të tjera.

Eventi u hap me prezantimin e gazetarit të njohur Defrim Methasani dhe Julida Çepeles, ku emocionet u rritën me interpretimin e himneve kombëtare të Amerikës dhe Shqipërisë. Atmosfera festive u pasurua nga këngë e valle tradicionale, si vallja e Tiranës dhe kënga “Xhamadani vija-vija”, të interpretuara nga nxënësit e shkollës shqipe. Gjithashtu, u shfaqën performanca të artistëve të shquar si Shaban Lajçi dhe Xhevat Limani, duke e bërë këtë ceremoni një përjetim të veçantë atdhedashurie.

Figura të njohura si Ambasadori i Shqipërisë në Uashington, përfaqësues të Senatit të SHBA-së dhe politikanë lokalë të Philadelphias dhanë përshëndetje të ngrohta, duke nënvizuar rëndësinë e kësaj arritjeje për diasporën.

Aktiviteti shënoi gjithashtu një bashkëpunim me shkollat shqipe të Greqisë dhe Italisë, ndërsa Federata “Vatra” dhuroi flamuj kombëtarë, libra dhe gazeta për shkollën “Gjuha Jonë”, duke simbolizuar mbështetjen e saj për këtë nismë.

Kryetari i shoqatës, Dritan Matraku, vlerësoi kontributin e palodhur të komunitetit shqiptar në Philadelphia, i cili ka ndihmuar në ngritjen e kësaj qendre për ruajtjen e identitetit kombëtar.

Fjala e tij e plotë:

Të dashur bashkatdhetarë, motra dhe vëllezër, miq e dashamirës! Mirë se keni ardhur në këtë ditë madhështore për komunitetin tonë, përurimin e qendrës së re të shoqatës “Bijtë e Shqipes” dhe shkollës Shqipe “Gjuha Jonë”. Në mesin tonë kemi të ftuar nderi Senatorin e shtetit të Pensilvanisë, Z. Jimmy Dillon, anëtarin e Këshillit Bashkiak të qytetit të Filadelfias z. Michael Driscoll dhe përfaqësuesin e zyrës së Senatorit Bob Casey, z. Ethan Selensky, ambasadori i Republikës së Shqipërisë z. Ervin Bushati, sekretarin e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës Vatra, Dr. Pashko Camaj, sekretari i shoqates se shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë Dr. Bexhet Asani, kryetari i Akademisë së Shkencave Shqiptaro Amerikane, dr. Skender Kodra, poeten dhe shkrimtaren e njohur, znj. Iliriana Sulkuqi, editori i gazetës Dielli, z. Sokol Paja.

Ju lutem, një duartrokitje të ngrohtë në shenjë respekti për miqtë tanë të nderuar, për mbështetjen që ata i kanë dhënë dhe vazhdojnë ti japin komunitetit tonë.

Dëshiroj ta hapi fjalën time sot me një thënie të arsimtarit, gjuhëtarit dhe studiuesit Eqerem Çabej, i cili ka thënë: “Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij”. Sa të vërteta tingëllojnë këto fjalë, sidomos për ne shqiptarët e diasporës! Ne e kuptojmë më mirë se çdo kush rëndësinë që gjuha jonë amtare mbart si një nga gjërat më të vyera që na lidhë me vendin që lamë pas. Mendoni për një çast gjithçka morët me vete kur mbërritët në tokën e premtuar: disa valixhe me sende të përdorimit të përditshëm që vanë e shkuan; ndoshta pak para që i harxhuat shpejt; mallin për njerëzit dhe tokën që latë pas; dhe gjuhën e nënës, të vetmen pasuri pa shterrim që do të mund t’ua trashëgoni fëmijëve tuaj dhe brezave të ardhshëm. Le ta ruajmë dhe ta kultivojmë këtë pasuri të vyer si dritën e syrit. Ky është dhe ka qenë pjesë e misionit të shoqatës sonë që prej krijimit të saj, 22 vite më parë.

Jemi mbledhur të gjithë bashkë të festojmë përurimin e kësaj ndërtese që tashmë në një simbolizëm të veçantë ka marrë emrin “SHTEPIA E SHQIPTARIT”. Përveçse një qendër për komunitetin tonë, kjo ndërtesë do të shërbejë edhe si një vatër për shkollën shqipe “Gjuha Jonë ”. Më shumë se 80 nxënës të regjistruar këtë vit do të kenë privilegjin të jenë për herë të parë në bankat e kësaj shkolle çdo të diel për disa orë e të mësojnë për traditat dhe gjuhën tonë amtare. Çdo vit e më shumë, të tjerë fëmijë do të mbushin oborrin dhe klasat e kësaj ndërtese duke përmbushur një amanet shumë vjeçar, amanetin e brezave të shkuar; porosinë e nënave; vullnetin suprem që zbret nga shekujt dhe na thërret ta ruajmë gjuhën si gjënë më të shtrenjtë dhe t’ua përcjellim atë brezave të rinj. Vëllezër dhe motra, për ne si emigrantë ky është akti më sublim i patriotizmit dhe atdhedashurisë! Ndaj dhe kjo ndërtesë është kaq me vlerë për të gjithë ne. Të gjithë duhet të jemi krenarë për ketë ndërtesë të dijes dhe atdhetarisë. Shtëpia e shqiptarit përherë ka qenë dhe do të jetë simboli i mikpritjes dhe bujarisë —bukë, kripë, dhe zemër — ndaj dhe titulli “SHTËPIA E SHQIPTARIT” i shkon shumë për shtat kësaj ndërtese.

Kjo vatër, derën e secilës e zbukuron shqiponja dy-krenare; muret e secilës përqafohen denjësisht nga flamuri kuq e zi, do të jetë për të gjithë një shtëpi e përbashkët ku shqiptari nga Kosova të ulet gju më gju me atë të Shqipërisë, Çamërisë, Maqedoni së dhe të Malit të Zi dhe ashtu siç u ka hije vëllezërve të një gjaku, të bashkuar të qajnë hallet e të ndajnë gëzimet me njëri – tjetrin. Një fole ku këngët dhe vallet tona të këndohen e kërcehen ashtu si i kemi kënduar e kërcyer nëpër shekuj. Një vatër ku historia jonë të marrë jetë nëpërmjet mësimeve për betejat dhe bëmat e heronjve tanë, Gjergj Kastriotit, Nënë Terezës, legjendarit Adem Jashari!! E teksa u mësojmë brezave të rinj historinë e kombit, në të njëjtën kohë ne shkruajmë historinë tonë si e vetmja shoqatë mbarëkombëtare dhe shkollë shqipe për diasporën në Filadelfia.

Vëllezër dhe motra, dera e kësaj shtëpie do të jetë gjithmonë e hapur për të gjithë shqiptarët pa dallim, për miqtë dhe dashamirësit e shqiptarisë! Fryma e vëllazërisë dhe e bashkimit do të mbushë përherë dhomat e kësaj ndërtese modeste por me një zemër të madhe ashtu si zemra e shiptarit që ndër shekuj ka strehuar besën, bujarinë dhe burrërinë e pashoq.

Siç e përmenda pak më parë, shoqata jonë e nisi veprimtarinë këtu e 22 vite më parë. Shumë punë e mundim na është dashur për të arritur ku jemi sot. Dëshiroj të marr një moment në këtë ditë të falenderoj të gjithë ata që për mbi 20 vjet kanë bërë të mundur suksesin dhe vazhdimësinë e misionit tonë. Çdo kush që pa ngurrim iu përgjigj thirrjes sonë për ndihmë në restaurimin e kësaj ndërtese me punë vullnetare dhe një bujari të pashoq. Ju do të keni përherë mirënjohjen tonë të thellë dhe atë të mbarë komunitet shqiptarë ne Filadelfia. Blerja dhe restaurimi i plotë i kësaj ndërtese u kompletua falë punës vullnetare të dhjetëra bizneseve dhe sipërmarrësve, anëtarëve të komunitetit tonë, si dhe qindra të tjerëve që na mbështetën me kontributin e tyre financiar. Pa punën dhe sakrificën tuaj, kjo ndërtesë nuk do të qëndronte sot e lartë dhe krenare. Mundi dhe sakrifica juaj është tashmë e lidhur me muret dhe pragun e kësaj shtëpie simbol. Gjithashtu, dua të falenderoj edhe njëherë ata burra e gra që për mbi 20 vjet kanë bërë të mundur suksesin dhe vazhdimësinë e misionit të shoqatës sonë. Atyre që prej vitesh kryesojnë, mësueseve të palodhura, të gjithë që nëpër vite kanë dhënë një kontribut të pashoq, në emër të të gjithë shoqatës dhe komunitetit shqiptar në Filadelfia e gjetkë, ju falënderoj sepse ju ecët, ne kemi mundësinë sot të vrapojmë!

Gjithashtu, falenderoj të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues të shoqatës për punën dhe mundin e tyre, veçanërisht, nënkryetarin e shoqatës, Mexhit Koboçi.

Ju falendroj edhe njëherë nga zemra në emër të shoqatës “Bijtë e Shqipes” dhe në emër të komunitetit tonë. Le të jetë kjo ditë një ogur i mirë për punët që na presin në të ardhmen.

Më duket e vendit ta mbyll me një thënie të diplomatit dhe shkrimtarit të njohur Mit’hat Frashëri: “Meqenëse jeta dhe siguria e secilit është e lidhur me fatin e të gjithë atyre që, së bashku, formojnë kombin, do të na donte shpirti që çdokush të sakrifikojë pesë minuta në njëzet e katër orë dhe të hetojë nga thellësia e vetes së tij se ç’shërbim ka bërë për shoqërinë dhe ç’të mirë mund t’i bëjë kësaj shoqërie që quajmë komb.”

Dhe me këto fjalë, ju ftoj të gjithëve ti bashkoheni udhëtimit dhe misionit tonë për të çuar në vend porosinë e të parëve tanë: të ruajmë e të përcjellim gjuhën, traditat dhe kulturën, dashurinë për dheun e të parëve derisa të kemi frymë. Le të punojmë pra pa u lodhur në bazë të mundësive të gjithsecilit në shërbim të njëri-tjetrit dhe kombit, pa harruar kurrë ti japim kontributin dhe punen tonë Amerikës, vendit që na birësoi dhe hapi dyert atëherë kur kishim më shumë nevojë! Ashtu siç themi ne shqiptarët, “miku i mirë njihet në kohë të vështira”.

Vëllezer dhe motra, ta gëzojmë ndërtesën e re! Edhe njëherë ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë ditë gëzimi dhe hareje.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët! Zoti e bekoftë Amerikën, atdheun tonë të dytë! GOD BLESS USA, OUR HOMELAND

*Fjala e Kryetarit të Shoqatës “Bijtë e Shqipes” z.Dritan Matraku mbajtur me rastin e përurimit të qendrës komunitare “Bijtë e Shqipes”, Filadelfia, 13 Tetor, 2024.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.