Shqiptarët në Itali kanë shënuar një moment të rëndësishëm për ruajtjen e identitetit dhe traditave kulturore me hapjen e “Odës” – një Qendër Kulturore e re në qytetin e Breshias. Kjo qendër, e drejtuar nga Valbona Xibri si presidente, synon të bashkojë komunitetin shqiptar që jeton në Itali, duke ofruar një hapësirë për aktivitete kulturore dhe shoqërore.
Kremtimet për hapjen e “Odës” mblodhën një numër të madh pjesëmarrësish, nga të rinj e të moshuar, ku pas intonimit të Himnit Kombëtar, artisti arbëresh Mimmo Imbrogno performoi për publikun, duke krijuar një atmosferë të veçantë. Këngët e tij u mirëpritën nga pjesëmarrësit, shumica prej të cilëve ishin të rinj, një fakt inkurajues për të ardhmen e këtij projekti.
Sekretari i Qendrës, Edmir Çekrezi, gjatë fjalës së tij përshëndetëse, theksoi rëndësinë e përfshirjes dhe motivimit të anëtarëve për të gjallëruar këtë iniciativë. Ai gjithashtu siguroi se “Oda” do të mbajë dyert e saj të hapura për të gjithë dhe do të promovojë vlerat e diasporës shqiptare në Itali.
Iniciativa për krijimin e kësaj qendre u bë e mundur falë përpjekjeve të një grupi sipërmarrësish shqiptarë, përfshirë Edmir Çekrezin, Gëzim Guga dhe Admir Plaka. Me pjesëmarrjen e mbi 200 personave në këtë ngjarje dhe anëtarësimin e 88 të rinjve, objektivi është që “Oda” të kthehet në një lëvizje të fuqishme për komunitetin shqiptar në Itali.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.