Një partneritet i ri mes Shqipërisë dhe Greqisë për komunikimin dhe shkëmbimet kulturore dhe ekonomike. Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka njoftuar nisjen e fluturimeve direkte midis Athinës dhe Tiranës, në bashkëpunim me kompaninë ajrore SKY express.
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, zhvilloi një takim me themeluesin e SKY express, Ioannis Grillos, për të diskutuar rëndësinë e kësaj nisme. “Ky partneritet është një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet mes dy vendeve tona dhe për të rritur shkëmbimet në turizëm dhe ekonomi,” theksoi Hajdaraga.
Fluturimi inaugurues pritet të jetë më 14 tetor 2024.
Ndërsa udhëtimi i parë sipas website të kompanisë do të realizohet me datë 15 tetor. Ndërsa do të ketë pesë udhëtime në javë që do të lidhin drejtpërdrejt kryeqytetet Tiranën dhe Athinën. Ky shërbim i ri ajror është një hap përpara në lehtësimin e udhëtimeve dhe shkëmbimeve mes dy vendeve fqinje.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.