Fundjavën që lamë pas shkolla shqipe Ardhmëria në Bexleyheath, Londër, hapi dyert për vogëlushët e saj, duke filluar kështu një kapitull të ri në mësimin e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e identitetit kulturor shqiptar në diasporë. Ngjarja, e mbushur me emocion dhe gëzim, shënoi një moment të rëndësishëm për familjen e madhe “Ardhmëria”, që përfshin prindër, fëmijë dhe mësues.
Mësuese Lindita Bazina dhe koordinatorja e shkollës në një postim në rrjetin social rrëfeu padurimin për këtë moment. “Sa na kishte marrë malli! Familja jonë e madhe – prindër, fëmijë e mësues – së bashku. Gëzim e krenari!” – shkruan ajo, duke theksuar lidhjen e fortë dhe unitetin që përshkon këtë institucion.
Në këtë festë shkolla Ardhmëria mikpriti shumë përfaqësues të rëndësishëm nga Shqipëria dhe Kosova. Midis të ftuarve ishin Ministri i Marrëdhënieve me Parlamentin shqiptar, z. Taulant Balla; Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, z. Uran Ferizi; dhe Përfaqësuesja e Ambasadës së Kosovës në MB, znj. Arta Qehaja. Po ashtu, u nderua me praninë e z. Lavdrim Krrashi, Deputet i Parlamentit shqiptar dhe Kryetar i Bordit Drejtues të Shoqatës Ardhmeria, si dhe z. Lutfi Vata, Kryetar i Lidhjes së Mësuesëve në MB.
Të pranishmit shprehën mirënjohjen e tyre për kontributin e prindërve dhe angazhimin e stafit të mësuesve. “Si mund të mblidheshim nëse nuk do kishim prindërit që sjellin njomëzakët bukurosh/e në shkollën tonë? Mirënjohje pa fund për Ju prindër për bashkëpunimin dhe dashamirësinë Tuaj!” – tha mësuese Linda, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së prindërve në këtë mision fisnik.
Kryetarja e Prefekturës së Bexley, znj. Sue Gawer, gjithashtu e vlerësoi këtë ngjarje, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar përmes gjuhës, traditave dhe kulturës. Ajo u shpreh e lumtur për kontributin e komunitetit shqiptar në zonën e saj elektorale, duke i ftuar të pranishmit të vazhdojnë të angazhohen për të mirën e të gjithëve.
Një moment emocionues ishte kur fëmijët u pyetën për pushimet e tyre në vendlindje, duke u ofruar mundësinë për të ndarë përvojat e tyre dhe për të filluar këtë vit të ri akademik me energji pozitive. Siç tha mësuese Linda, “Sa bukur të shohësh buzëqeshjen dhe sytë vezullues të fëmijëve!”
Në fjalimin e saj, znj. Vildana Dibra Zhubi, Presidentja e Nderit të shkollës, e nënvizoi rëndësinë e punës së stafit dhe kontributin e prindërve për zhvillimin e shkollës. “Puna juaj një ditë shpresoj që do të vlerësohet edhe më shumë kur prindërit shqiptarë të ndëgjojnë fëmijët e tyre të na prezentojnë në gjithë botën,” tha ajo.
Me përkushtim dhe pasion, stafi i shkollës Ardhmeria, nën drejtimin e z. Lutfi Vata, po angazhohet për t’i ofruar fëmijëve një mësim të thellë dhe të pasur në gjuhën shqipe.
Ku edhe një herë shprehë mirënjohjen ndaj gjithë të ftuarve për vazhdimësinë e të qenurit prezent që prej vitit te shkuar.
Një falenderim i veçantë shkoi edhe për biznesmenin Z. Skënder Përpepaj për kontributin financiar të tij për shkollën “Ardhmëria”.
Të gjithë pjesëmarrësit e kësaj ngjarjeje shprehën optimizëm për të ardhmen, duke u angazhuar për vazhdimin e misionit të shkollës për të ruajtur dhe promovuar gjuhën dhe kulturën shqiptare në diasporë.
Në përfundim, siç tha mësuese Linda, “Ne kemi rrugë të gjatë dhe shumë punë për vazhdimin e kryerjes së misionit tonë fisnik – mësimin e shqipes sonë të dlirë – këtu në Londër. Plotësisht e realizueshme, falë punës së pa lodhur të stafeve tona.”
Kjo ngjarje ishte një reflektim i forcës dhe unitetit të komunitetit shqiptar në Londër, dhe një dëshmi se gjuha dhe kultura shqiptare vazhdojnë të jetojnë dhe të zhvillohen, pavarësisht distancave.
Zonat ku janë hapur dhe vazhdohen regjistrimet e shoqatës Ardhmeria:
📍Zona Westminster/Kilburn
Në adresën:
St. Augustine’s Hight School
Kilburn Park RD
NW6 5SN
Londër, MB
📍Zona White City
Social centre White City
Në adresën:
India Way
W12 7QT
Londër, MB
📍Zona Bexleyheath
Në adresën:
Bexleyheath Academy
Woolwich Rd. Bexleyheath DA6 7DA
📍Zona Croydon
Harris Academy
Në adresën:
Purley
CR2 6DT
📍Zona Luton
The Stockwood Park Academy
Në adresën:
Rotheram Avenue
Luton
Bedfordshire
LU1 5PP
📍Zona Northampton
Në adresën:
Wooldale Center for Learning
Wooldale Rd, Northampton
NN4 6TP
📍Zona Catford
Në adresën: Catford, Kilmorie Rd, London.
SE23 2SP
📍Zona Palmers Green
Laurel Park School
Në adresën: Wilmer Way, Arnos Grove, London
N14 7HY
📍Zona Battersea
Në adresën: Creamor School
155 Battersea Park Road
SW8 4BU