Autori shqiptar Klaudio Findiku ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme me pjesëmarrjen e tij në edicionin e tretë të konkursit kombëtar “Autori Italiani,” duke fituar 6 çmime. Gjatë viteve, Klaudio ka grumbulluar plot 123 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare në fushat e artit dhe letërsisë, duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë.
Çmimet e fundit përfshijnë çmime të para dhe speciale për pikturë dhe poezi, si dhe nderime të veçanta për veprat e tij kushtuar Nënë Terezës, duke përfshirë vlerësimin “Artistik Atlantide 2024.” Ndër çmimet më të spikatura janë për pikturën “Venezia a colori” dhe librin poetik “Amata Terra Mia.”
Autori shprehet i lumtur dhe mirënjohës për mbështetjen e familjes dhe miqve të tij, duke theksuar se është në pritje të vlerësimeve të tjera ndërkombëtare. Findiku, i cili ka kontribuar prej 14 vitesh në promovimin e kulturës shqiptare në Itali, është gjithashtu kryetar i konkursit ndërkombëtar “Aquila d’Oro,” i cili pritet të përmbyllet më 14 dhjetor 2024 në Rovereto, Trentino.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.