Britani/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme nderon aktivisten Anila Kadija

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ambasada shqiptare në Londër organizoi një mbrëmje të veçantë kulturore, ku Znj. Anila Kadija u vlerësua me një çertifikatë mirënjohjeje nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani. Ky çmim iu dorëzua për kontributin e saj të vyer në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit shqiptar dhe për promovimin e vlerave të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Gjithashtu u vlerësua edhe pjesëmarrja dhe kontributi i saj në Samitin e Tretë të Diasporës.

Znj. Kadija, me një karrierë 30-vjeçare si gazetare, mësuese e gjuhës dhe kulturës shqipe, si dhe publiciste, ka lënë një trashëgimi të fortë në diasporë. Aktiviteti mblodhi intelektualë, akademikë dhe përfaqësues të shquar të diasporës, të cilët shprehën respektin dhe admirimin për punën e saj.

Politologia dhe autorja Lea Ypi e përshkroi Znj. Kadija si mishërimin e frymës së unitetit dhe optimizmit, duke theksuar se sfidat e saj të shumta janë përballuar me një qetësi të jashtëzakonshme. Ndërkohë, këngëtarja e njohur Manjola Nallbani vlerësoi promovimin e figurave të tilla në një kohë kur antivlerat shpesh marrin më shumë vëmendje.

Lavdrim Krrashi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, theksoi rëndësinë e vlerësimeve për njerëzit që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, duke përmendur se Anila duhet të jetë krenare për rolin e saj për 34 vite në diasporë. Ai shtoi se shpesh shteti shqiptar nuk i ka dhënë vëmendjen e duhur diasporës dhe figurave të saj, por kohët kanë ndryshuar dhe tani këto personalitete po marrin më shumë vlerësim.

Këngëtarja e njohur Manjola Nallbani përgëzoi ambasadën për promovimin e figurave të tilla si Anila Kadija, duke theksuar se është e lumtur që vlerat e vërteta po marrin vëmendjen e merituar, në një kohë kur antivlerat shpesh promovohen. Ajo tha se është koha që të nderohen njerëzit që lënë pas vlera të mirëfillta.

Lutfi Vata, kryetar i shoqatës “Ardhmëria”, tha se çdo bashkëpunëtor do të ndjente kënaqësi të punonte me dikë si Anila, duke theksuar se edhe ai vetë ka mësuar shumë prej saj. Ai e konsideroi një privilegj që organizata “Ardhmëria” ka bashkëpunuar me Kadijan, duke e përshkruar si një person që sjell vlera dhe përfitime për komunitetin.

Luljeta Nuzi, nga “Shpresa Program”, gjithashtu e vlerësoi lartë rolin e Znj. Kadija për përçimin e vlerave shqiptare në diasporë.

Mbrëmjes u plotësua me interpretime nga këngëtarja Manjola Nallbani, e cila krijoi atmosferë me interpretimin e himnit kombëtar, duke i dhënë një emocion të veçantë ceremonisë dhe duke bërë këtë ngjarje të paharrueshme për të gjithë të pranishmit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.