Itali/ Parada “rrënjët e zemrës” mbush rrugët e Astit me flamuj kuq e zi

E hënë, 7 Korrik, 2025

Rrugët e Astit, Itali dhuruan një atmosferë festive me flamuj kuqezi  teksa qindra shqiptarë organizuan për të tretin vit radhazi paradën tradicionale me këngë, valle dhe kostume nga të gjitha trevat shqiptare, nën moton domethënëse “Rrënjët e Zemrës.”

Ky aktivitet, i kthyer tashmë në një festë të përvitshme, u organizua nga shoqata ASO Albania Piemonte në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës “Margarita Xhepa” në Asti. Për shqiptarët që jetojnë në këtë qytet, veçanërisht për prindërit, ky është një moment i rëndësishëm për të përcjellë te fëmijët e tyre, të lindur në Itali, vlerat e kulturës shqiptare dhe krenarinë kombëtare, duke u kujdesur që traditat e tyre të mos humbasin me kalimin e brezave.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.