Nga Gjermania në Gjirokastër, pianistja Dhurata Lazo nderohet me çmimin “Kadare”

E shtunë, 5 Korrik, 2025

Dhurata Lazo, një nga pianistet më të njohura të skenës ndërkombëtare, është vlerësuar me çmimin “Kadare” nga Bashkia e Gjirokastrës, për kontributin e saj të çmuar në promovimin e vlerave kulturore të këtij qyteti të lashtë. Ky çmim i veçantë është një shenjë mirënjohjeje për ata që, përmes artit dhe punës së tyre, përçojnë frymën dhe historinë e Gjirokastrës, qytet që ruan kujtime të veçanta në çdo gur e rrugicë.

Gjatë fjalës së saj në ceremoninë e ndarjes së çmimit, Lazo e përshkroi emocionin si të papërsëritshëm. “Jam e emocionuar për këtë pritje të jashtëzakonshme. E nderuar të marr këtë çmim të madh në qytetin tim,” u shpreh ajo me entuziazëm.

Dhurata Lazo, e cila jeton dhe performon në Gjermani, Europë e Botë theksoi se ky nderim është një moment i veçantë në karrierën e saj. “Kam performuar në skena ndërkombëtare dhe nuk kam përjetuar ndonjëherë emocione të tilla. Kjo copëz e Gjirokastrës do të mbetet gjithmonë me mua,” shtoi ajo, duke shprehur krenarinë për rrënjët e saj gjirokastrite.

Ky çmim, që mban emrin e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, vlerëson jo vetëm arritjet artistike të Lazos, por edhe përkushtimin e saj për të ruajtur dhe promovuar identitetin kulturor të qytetit ku lindi.

Për kontributin përmes punës së tyre për promovimin e vlerave të këtij qyteti u vlerësuan edhe gazetarët Anila Basha dhe Aleksandër Çipa.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.