Takimet Letrare “Azem Shkreli”, aty ky poezia bashkon shkrimtarët mbarëshqiptarë

E hënë, 7 Korrik, 2025
E hënë, 7 Korrik, 2025

Takimet Letrare “Azem Shkreli”, aty ky poezia bashkon shkrimtarët mbarëshqiptarë

Është mbyllur pak ditë më parë në Pejë edicioni i XX i Takimeve Internacionale Letrare “Azem Shkreli”, manifestim që çdo vit mbledh bashkë poetë dhe shkrimtarë nga e gjithë bota.

Aktiviteti u organizua nga Departamenti i Kulturës dhe Sportit Rinor, në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve dhe klubet tjera letrare të Pejës, Ministrinë e Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës, Pen Kosova, në bashkëpunim me Shoqatat tjera Letrare të Kosovës, të cilat edhe në këtë 2024, si çdo vit, mblodhi së bashku poetë shqiptarë dhe të tjerë nga vende të ndryshme të botës.

Edhe këtë vit si në edicionet e mëparshme synimi ishte ti jepej zë poezisë së mirë dhe letërsisë së bukur.

Mes 30 poezive finaliste fituese u zgjodh poezia e Albi Alushit “Nishanet”, ndërsa me çmimin “Poetesha më e mirë” u vlerësua Adelina Pali, për poezinë Adelina Pali “Ka tek unë”.

Më poshtë po botojmë dy poezitë fituese

KA TEK UNË – Nga Adelina Pali

Brenda vetes kam një glob

Gjysma e tij më jep mall.

Gjysma tjetër më mbush lot,

Shoh gjithçka rrallë e më rrallë.

Brenda vetes kam një det

Që mes dallgësh më përplas

Dhe nuk di ç’të bëj, medet,

Valën – varkë kërkoj të ngas…

Brenda vetes kam një jetë,

Sa një shekull po më duket.

Përplas krahët për te retë,

Por shpresa e trembur struket.

Ëndrra brenda meje futur,

Ëndërr e madhe sa nuk thuhet.

Gjysma e saj ngjan e këputur,

Gjysma tjetër sikur ndruhet.

Shpresa më rrëmben përbrenda,

Por s’di se ku po më çon.

Globin, detin edhe ëndrrat

Me drithërim m’i afron…

Nishanet – Nga Albi Lushi

Një mbi buzë

e një nën buzë

Si dy pikla çokollatë

do të desha të vij unë

errur, sterrur nëpër natë

Ku askush të mos më shohë,

kur as hija s’ma njeh hapin

tinëz hyj në tënden dhomë

si dashnor që dot s’e kapin.

Do zbres lehtë e butë- butë

në çarçafët prej mëndafshi

do buroj si lot nga sytë

e do shterr si llavë prej afshi.

E do lind e do rilind

si feniks a Jezu Krisht

E do vdes e do rivdes,

veç ta nduk syrin me bisht.

Dy bozhurë, armatë në ballë

do t’i puth do t’u marr erë

T’më shohë vdekja

që jam gjallë

kris prej mallit me poterë.

Tani po iki…mos u tremb,

do vij prapë si rimë në vargje,

si rrufe që lisat shemb,

a si notë tjerrur në harqe.

Pas më le mjaltin me hoje

dhe ca fjalë thënë si romuzë.

Dy viganë po ti lë roje…

Një mbi buzë, e një nën buzë!

Albi Lushi

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.