Future2Tech, panairi i Inovacionit, Teknologjisë dhe Edukimit në tetor në Tiranë

E diel, 23 Mars, 2025

Për të dytin vit me radhë organizohet në Tiranë panairi ndërkombëtar “Future2Tech” më 9-10 tetor në Pallatin e Kongreseve.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

“E ardhmja ju pret në “Future2Tech”, panairin e Inovacionit, Teknologjisë dhe Edukimit më 9-10 tetor Pallati i Kongreseve, Tiranë”, shkruan Gonxhja.

Ky aktivitet është një nga më të rëndësishmit për sipërmarrjet në fushën e teknologjisë dhe bizneset që lidhen me të.  Në panair do të marrin pjesë 100 ekspozues, biznese , institucione dhe strat-up. Në dy ditët e panairit do të zhvillohen 10 panele diskutimi mbi tendencat globale të industrisë, ndërsa 50 folës do të prezantojnë shërbimet më inovatore në treg.

“Future2Tech” i dedikohet teknologjisë dhe inovacionit, ku përfaqësues nga sektorë të ndryshëm kanë mundësinë të njihen me inovacionin e kompanive shqiptare në fushën e teknologjisë dhe të pasqyrojë nismat, përpjekjet, bashkëpunimet, mundësitë dhe sfidat e kësaj fushe, si në shërbimin publik edhe atë privat.

Vitin e kaluar aktiviteti ka ngjallur një interes të veçantë, sidomos mes kompanive të lidhura me teknologjinë, qoftë për produktet hardware, ashtu dhe për produktet dhe shërbimet software.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.